"Brazil 2014", Shqipëri-Norvegji 1-1, shënon Valdet Rama, Holgi barazon shifrat

TIRANË- Kemi qenë katër minuta larg fitores, me të cilën kemi flirtuar në ndeshjen me Norvegjinë. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq për mënyrën se si erdhi ndëshkimi në minutën e 86-të, kur një mbrojtës shtatshkurtër norvegjez, i dalë në ndihmë të skuadrës së vet, shfrytëzon hezitimin e mbrojtjes sonë dhe barazon shifrat. Një ndëshkim që na kujton kohët e vjetra në fakt, kur e pësonim në fund. Megjithatë, barazimi nuk i mbyll rrugët e Shqipërisë për Botërorin 2014, teksa e sheh veten në kuotën e 10 pikëve, një më pak se Zvicra e kreut të grupit tonë. Natyrisht, pjesa e mbetur e garës do të jetë tepoër e vështirë për vetë faktin se do të luajmë tri ndeshje në transfertë dhe një të tillë në shtëpi. Tej asaj që u zhvillua në kuadratin e blertë mes dy skuadrave, ndërkombëtari “Qemal Stafa” kishte marrë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, brenda dhe jashtë kufijve. Përvec atyre 17 mijë tifozëve që kishin siguruar një biletë dhe patën fatin ta përcillnin këtë kualifikuese “live” nga shkallët e stadiumit, miliona të tjerë mbajtën frymën para ekraneve televizivë. Ishte momenti i së vërtetës, një sfidë kyce dhe tepër përcaktuese për këtë fushatë kualifikuesesh të kuqezinjve tanë.
NDESHJA MINUTE PAS MINUTE
01′- Cani rrëmben një top dhe vërsulet drejt portës norvegjeze, por ndërpritet në mënyrë të parregullt nga kundërshtari. Kryesori jep kartonin e parë të verdhë.
05′- Gabim i Agollit në mbrojtje, që u dhuron norvegjezëve një rivënie anësore afër këndores së djathtë, por pa rrezik për portierin Berisha, që grushton i ngritur në ajër mbi të tjerët.
08′- Basha dhe Rama kombinojnë bukur në të djathtë mes tyre, ndërsa lojtari i Torinos fiton goditje dënimi. Topi harkohet në zonën kundërshtare, por spastrohet nga mbrojtja.
12′- Goditje këndi për vikinget, por sulmuesit miq shkaktojnë faull ndaj Berishës, që ka dalë në ajër të zotëroje topin. Më herët portieri shtatlartë i Kallmarit eviton një rrezik serioz për kombëtaren tonë.
17′- Rama vepron bukur nga e majta e sulmit tonë, pastaj kroson për te shtylla e dytë e portës norvegjeze, ku Salihi nuk është në gjendje ta devijojë në rrjetë. Rast i bukur për kuqezinjtë.
21-22′- Dy goditje këndi radhazi për Norvegjinë, që ushtron presing në mbrojtjen tonë.
29′- Cani ndërmerr një aksion individual mes tre mbrojtësve kundërshtarë dhe fiton goditje dënimi. Gjuan nga distanca Basha, por drejtpërdrejt në duart e portierit norvegjez.
34′- Agolli tenton një goditje nga larg, duke dashur të zerë në befasi portierin kundërshtar, që ka dalë paksa nga porta e tij, por topi kalon mbi tra.
40′ – Mavraj spastron zonën nga një top diagonal tokazi, nga e majta në të djathtë të sulmit norvegjez, duke e mbajtur të bardhë rezultatin.
42′- Aksion perfekt individual i Valdet Ramës nga e majta. Kosovari i Valadolidit bën ç’të dojë me mbrojtësit norvegjez, duke goditur në mënyrë vdekjeprurëse dhe kaluar Shqipërinë në epërsi. Shpërthen si vullkan stadiumi “Qemal Stafa”, tifozët kuqezinj në delir.
45+2′- Goditje dënimi për Norvegjinë, por topi parakalon tërë zonën tonë, pa u prekur nga askush. Gjyqtari kryesor mbyll 45 minutat e para me fitoren 1-0 të kuqezinjve.
NDESHJA MINUTE PAS MINUTE PJESA E DYTE
46′- Nis pjesa e dytë me një zëvendësim te Norvegjia. Valon Berisha ka zënë vendin e Elyounoussi.
47-51′- Shqipëria është e vendosur në gjysmëfushën e vet, tepër e kujdesshme, ndërsa vikingët mundohen të thyejnë murin mbrojtës para Etrit Berishës, por pa sukses.
55′- Mavraj me kokë largon një top tepër të rrezikshëm në zonën e portës sonë, pas goditjes në ecje e sipër të një lojtari kundërshtar dhe mundësisë për t’u devijuar në kuadratin e Berishës.
58′- Vila e zotëron bukur me gjoks pasimin e Bashës, por gabon në goditje, i gjendur në pozicion ballor me portën norvegjeze. Rast ideal për golin e dytë.
61′- Etrit Berisha grushton në këndore një top të harkuar në zonën e tij. Këmbëngulin norvegjezët në kërkim të golit të barazimit.
67′- Bulku kroson bukur një top për Salihin, që godet mrekullisht me kokë, duke parë edhe daljen e portierit mik, por ky i fundit zgjatet maksimalisht duke e devijuar në trekëndëshin e vet. Në ndihme i vjen edhe tranversa, që i thotë “jo” shkodranit. Kuqezinjtë janë fare pranë golit të dytë.
72′- Skemë perfekte gjatë goditjes së dënimit. Topi kalon përmes këmbëve të Bulkut, Bashës dhe Viles, me këtë të fundit që godet jo saktë në portën kundërshtare.
76′- Goditje këndi nga Agolli. Topi shkon në zonën norvegjeze, ku Salihi e shtyn për në rrjetë, por Hogli e largon nga vija fatale, duke i shpëtuar të tijtë nga pësimi i golit të dytë.
76′- De Biazi bën zëvendësimin e parë. Nxjerr nga loja një sulmues, Salihin, dhe aktivizon një mbrojtës, Osmanin, për të përforcuar prapavijën, sidomos në lojën në ajër.
84′- De Biazi bën zëvendësimin e dytë. Aktivizohet Ergys Kace në vend të Vilës.
86′- Goditje këndi për Norvegjinë. Topi shkon në zonën tonë, ku ka mbërritur mbrojtësi shtatshkurtër mik, Holgi, që me kokë barazon shifrat.
90′- Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë. Bulku ia lë vendin Hysajt, zëvendësimi i tretë për kuqezinjtë.
94′- Rast ideal për kuqezinjtë, për ta mbyllur ndeshjen me fitore. Kace ka futur një top tokazi nga e majta e sulmit, por askush nuk ndërhyn për ta devijuar në rrjetën e norvegjezeve. Mbyllet gjithçka në barazim 1-1.
Deklaratat e teknikut dhe disa prej lojtarëve:
Tekniku i Shqipërisë, italiani Gianni De Biasi, ka disa ditë që ka mbledhur sportistët e tij në mënyrë që të përgatiten sa më mirë që është e mundur për këtë duel tejet të rëndësishëm. Shqipëria, që aktualisht zë vendin e dytë në Grupin E, kësaj sfidë do t’i hyjë pas fitores së madh të arritur në Oslo, ndonëse me disa mungesa të lojtarëve kyç. Tekniku italian shpreson se të përzgjedhurit e tij edhe në takimin e kthimit kundër norvegjezëve do të shfaqin performancë të mirë. Ai beson se skuadra e tij do të marrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
“Ne kemi fituar ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë në Oslo, por sigurisht që duhet te jemi të kujdesshëm në ndeshjen e radhës. Ne kemi disa mungesa të rëndësishme, por kam ftuar lojtarët që janë në formën më të mirë dhe të cilët mund të marrin rezultat pozitiv nga ky takim", ka thënë De Biasi.
Optimist për fitoren e radhës të Shqipërisë, është shprehur edhe sulmuesi Erjon Bogdani. Ai kërkon nga skuadra e tij maksimumin në këtë ndeshje të rëndësishme. “Nuk do të thosha se është ndeshje më e rëndësishme për ecurinë e mëtejme, por ne duhet të japim maksimumin nga kjo ndeshje nëse duam rezultat pozitiv", ka theksuar Bogdani.
Mbrojtësi kosovar i kuqezinjve, Armend Dallku, mendon se Norvegjia do të jetë skuadër më e fortë se në Oslo. “Ne kemi fituar në Oslo, por mendoj se Norvegjia në ndeshjen e radhës do të jetë më e fortë dhe e motivuar për fitore. Ata na kanë nënvlerësuar në Oslo, andaj në takimin e radhës ata hyjnë të motivuar maksimalisht për fitore. Ne duhet të tregohemi një Shqipëri e kujdesshme dhe të përfitojmë nga gabimet e tyre në mënyrë që të marrim rezultatin që dëshirojmë”, është shprehur Dallku.
Mungesat:
Kombëtarja jonë pritet që në këtë takim të paraqitet me mungesa të ndjeshme, por edhe me jo më pak se tetë debutantë, të cilët për herë të parë mund të bartin fanellën kuq e zi. Lorik Cana, Andi Lila dhe Odise Roshi, tri lojtarë standardë do të mungojnë në këtë sfidë, që shton ndjeshëm problemet për trajnerin De Biasi, i cili duhet që ndoshta me të rinj të luajë në këtë takim. Debatik Curri i është shtuar listës së mungesave me dëmtimin e pësuar të martën në stërvitje dhe opsionet për zëvëndësimin e tij, duke parë dhe mungesën e Canës janë Admir Teli dhe Tefik Osmani.
Kryeministri Berisha: 200 mijë euro shpërblim nëse fiton kombëtarja
Ashtu siç kishte premtuar ditë më parë, kur ai vizitonte komëbatren në Durrës, Kryeministri Sali Berisha do të shpërblejë kuqezinjtë me plot 200 mijë euro nëse Shqipëria arrin të fitojë me Norvegjinë. Numri një i Qeverisë Shqiptare do të jetë i pranishëm në stadiumin “Qemal Stafa”, për të mbështetur ekipin shqiptar. Ai u ka uruar fat edhe disa ditë më parë, ndërsa sot u ka premtuar premio ekstra për fitoren. Edhe FSHF-ja nga ana e saj ka premtuar për të paktën 100 mijë euro premio, duke e çuar kështu shpërblimin në të paktën 300 mijë euro, si asnjëherë tjetër më parë. Ndërsa MTKRS-ja ka premtuar se në rast kualifikimi në Botëror, premio do të jetë speciale, e paimajginuar më parë.
Biletat, janë shitur të gjitha
Ende pa mbushur 24 orë nga dalja zyrtare në shitje e biletave për sfidën e të premtes mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, burime zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit konfirmojnë se numri i biletave të kërkuara nga tifozët është shumë më i madh se numri i biletave në dispozicion.
Sipas FSHF-së, nga 16 900 vende ulur që ka stadiumi "Qemal Stafa", 10 mijë bileta janë prenotuar online, ose përmes kërkesave të ardhura nga individë apo institucione të ndryshme, shtetërore dhe private.
Nga këto, 300 vende janë për tifozët miq, 700 janë zyrtarë të institucioneve të ndryshme, ministri, drejtori, gjykatë, prokurori, deri tek ambasadat. Pjesa tjetër, pra rreth 7 mijë bileta, janë hedhur dje në treg.
Si asnjëherë tjetër, nga 900 bileta që kanë në tërësi tribuna qendrore, A dhe B, rreth 700 janë të prenotuara nga administrata shtetërore dhe politikanë.
Masat e Policisë për mbarëvajtjen e sfidës:
-Policia e Kryeqyetit ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e sfidës në stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa ” mes ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror të Futbollit.
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, bën të ditur se ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të këtij aktiviteti sportiv.
Gjatë hyrjes së sportëdashësve në stadium, nga ana e policisë do të ushtrohet kontroll i imtësishëm në drejtim të parandalimit të futjes në stadium nga tifozët, të sendeve të ndaluara si, mjete e sende të forta, fishëkzjarre, shishe të ndryshme, kapsolla, flamuj me shkopinj, parrulla me mbishkrime jo të përshtatshme etj.
Policia i bën apel qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, për bllokimin e segmenteve rrugore që të çojnë për në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë, duke filluar nga ora 14.00 deri më 24.00, duke bllokuar qarkullimin në rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli” dhe “Perlat Rexhepi” si dhe Sheshin “Nënë Tereza” deri tek Presidenca.
Rruga e Shqipërisë deri në sfidën e sotme:
Pas fitores në Norvegji, gjatë muajit mars me gol të Hamdi Salihit, Shqipëria i mbylli ndeshjet e para në grup në vendin e dytë, pas Zvicrës kryesuese.
Klasifikimi pas 5-së ndeshjeve të para kryesohet nga Zvicra me 10-të pikë, më pas vinë Shqipëria dhe Islanda me 9-të pikë, Norvegjia 7-të pikë, Qipro 3 dhe Sllovenia 3 pikë.
Kuqezinjtë kanë grumbulluar 3 fitore dhe dy humbje, duke shënuar 6 gola dhe pësuar 5.
Rrugëtimi i skuadrës së De Biazit ka nisur në 'Qemal Stafa' ndaj Qipros, ku përfaqësuesja jonë fitoi 3-1, më tej pësuam humbjen e parë në Zvicër ndaj vendasve me rezultatin 2-0, ashtu siç bëmë edhe në 'Qemal Stafa' ndaj Islandës ku humbëm 1-2, por më pas Kombëtarja mori dy fitore, 1-0 ndaj Sllovenisë dhe akoma më tej në Oslo, gjatë muajit mars mundi Norvegjinë me rezultatin 1-0.
Lista e plotë me 26 emrat:
1. Samir Ujkani, Kievo,
2. Etrit Berisha, Kalmar3. Orges Shehi, Skenderbeu
4. Admir Teli, Karabak
5. Debatik Curri, Genclebirligi6. Mërgim Mavraj, Greuther Furth
7. Renato Arapi, Skenderbeu
8. Tefik Osmani, Teuta
9. Armend Dallku, Vorskla
10. Jurgen Gjasula, Duisburg
11. Migjen Basha, Torino
12. Ansi Agolli, Karabak
13. Armando Vajushi, Liteks
14. Ervin Bulku, Sepahan
15. Sabien Lilaj, Skenderbeu
16. Azdren Llullaku, Gaz Metan
17. Erjon Bogdani, Siena
18. Edgar Çani, Katania
19. Hamdi Salihi, Jiangsu
20. Ergys Kaçe, Paok
21. Emiliano Vila, Pas Janina
22. Vullnet Basha, Sion
23. Valdet Rama, Valadolid
24. Elseid Hysaj, Empoli
25. Ilir Berisha, Orebro
26. Amir Abrashi, Grasshopers
(er.nu/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ja si mund të luajë Shqipëria sot në sfidën me Norvegjinë Shqipëria e rekordeve, e 38-ta në renditjen e FIFA-s Cana: Brazili jo ëndërr, por qëllimi ynë Shqipëri-Norvegji, biletat në treg të zi 10 herë më shtrenjtë Kryeministri Berisha: 200 mijë euro shpërblim nëse fiton kombëtarja Ndeshja, Rama në ‘Twitter’: Për 90 minuta koalicion dhe me Berishën VIDEO: Shqipëri-Norvegji, Plisat fillojnë festën në Durrës VIDEO: Magjike, tifozët kuq e zi ndezin Tiranën