E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit reagon ndaj akuzave të PS

TIRANË -Policia e Shtetit shprehu sot shqetësimin për deklaratat fyese dhe sulmet pa bazë të Partise Socialiste ndaj policisë, duke theksuar se, kjo lloj politike nuk i shërben rendit.

Në deklaratën per shtyp te Policise se Shtetit thuhet se, “Policia e Shtetit është e indinjuar nga këto akuza, nga këto retorika politike që janë jashtë çdo realiteti.
Policia e Shtetit beson se politika mund ta ndihmojë policinë në misionin e saj fisnik e kushtetues në luftë ndaj krimit. Kjo lloj politike, që denigron çdo ditë Policinë e Shtetit, nuk bën gjë tjetër veçse ndihmon krimin dhe e inkurajon atë. Kjo lloj politike nuk i shërben rendit, por i shërben shkelësve të rendit, i shërben atyre që do të donin ta shihnin Policinë e Shtetit të dobët dhe të nëpërkëmbur”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se “Policia e Shtetit është e të gjithëve, është për të gjithë dhe duhet të motivohet në punën e saj për zbatimin e ligjit e garantimin e sigurisë publike. Policia e Shtetit garanton qytetarët se do të vijojë me angazhim maksimal përpjekjet për të garantuar një siguri në parametra optimal, larg çdo ndikimi politik, duke respektuar ligjin dhe duke i shërbyer me përkushtim çdo qytetari të këtij vendi”.

Perfaqesues te Partise Socialiste kane leshuar akuza kundrejt drejtuesve dhe punonjesve te Policise se Shtetit per mospermbushje te detyrave te tyre kushtetuese.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›