Brazil 2014, Sllovenia mund Shqipërinë, fillon të venitet ëndrra
Ka filluar të venitet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Tashmë duhet të bëjmë mrekullinë në tri ndeshjet e radhës, pas humbjes 0-1 me Slloveninë. Një ndeshje ku të paktën e meritonim një pikë, por djemtë e De Biazit kanë qenë edhe të pafat. Sllovenët kanë fituar falë një eurogoli në pjesën e parë dhe duke administruar vetëm këtë gol, pasi në pjesën tjetër të lojës Shqipëria ka luajtur më mirë, por pa arritur dot të gjejë golin, ηka mund të ishte vendimtar në situatën që ka marrë grupi ynë, ku udhëheq Zvicra me 15 pikë, Norvegjia 11, Shqipëria dhe Islanda me nga 10 pikë, Sllovenia 9 pikë dhe mbyll Qipro me 4 pikë.
PJESA E PARË
Ka qenë një dominim i ekipit tonë në pjesën e parë sa i përket lojës së zhvilluar. Minutat e para të ambientimit kanë qenë disi të vështira, por më pas Shqipëria është futur në lojën e saj, duke luajtur një lojë më shumë nga krahët, duke u mbështetur kryesiht nga Lila, Roshi dhe Rama në krahun e majtë. Deri në momentin e pësimit të golit loja ka qenë e ekuilibruar, për të ardhur në minutën e 19, ku Kampël, me atë gjuajtje spektakolare shtang tifozët kuqezinj. Edhe vetë futbollisti nuk u beson syve, një gjuajtje perfekte, të cilën portieri ynë Berisha nuk mund të priste. Më pas tanët marrin iniciativën, por në fazën ofensive janë të paqartë. Në fund të kësaj pjese zotërimi i topit nga tanët ishte 51%, karshi 49 të Sllovenisë, edhe pse luanim në transfertë.
NDRYSHIMET
Me fillimin e pjesës së dytë, De Biazi bën një ndryshim, ηka sjell edhe ndryshim të taktikës në fushë. Nga skema 4-2-3-1, kalohet në skemën klasike 4-4-2. Bulku i lë vendin Salihit në fushën e lojës. Në këtë moment Kaηe tërhiqet në vend të Bulkut si shkatërrues. Pas disa rasteve për tanët, trajneri italian Xhani De Biazi bën sërish ndërrim në sulm. Ndërrohet kokë për kokë sulmuesit, del Ηani dhe në fushën e lojës hyn Agon Mehmeti, që vetëm dje ka marrë lejen për t’u aktivizuar me Shqipërinë. Mehmeti bën debutimin me fanellën kuqezi.
PJESA E DYTË
Në pjesën e dytë Shqipëria e ka ngritur dukshëm nivelin e lojës, saqë për minuta të tëra e ka mbyllur në portë Slloveninë. Salihi ka pasur rastin më të pastër, kur i vetëm përballë portierit Handanoviη, ka bërë më të vështirë, duke prekur topin në trupin e portierit. Por tanët kanë pasur edhe disa raste të tjera, që me pak fat mund të ishte shënuar. Në fund sllovenët kanë ulur ritmin, duke mbrojtur avantazhin e golit dhe marrë një fitore të vyer.
ISLANDA
Më 10 shtator ekipin ynë kombëtar do të luajë ndeshjen e radhës, kësaj radhe sërish në transfertë, pikërisht në Islandë. Kundërshtari i radhës ka marrë tri pikë në Tiranë dhe në fushën e vet prκt të marrë sërish fitore. Por për fitore udhëtojnë edhe kuqezinjtë, të cilët nuk kanë alternativë tjetër nëse kërkojnë të marrin pjesën në Botërorin e Brazilit. Do të mungojë sërish Mavraj i dëmtuar, ndërkohë që do të kthehet Dallku, i cili mungoi në Slloveni për shkak skualifikimi nga kartonët e verdhë. Islanda ka barazuar në ndeshjen e mbrëmshme në Zvicër dhe na barazon me 10 pikë.
TIFOZET
U mendua se do të ishin rreth 3 mijë tifozë shqiptarë në stadiumin e Sllovenisë ku po zhvillohej ndeshja e kombëtares sonë, por shifrat vërtet kanë qenë më të mëdha. Rreth 4 mijë e 500 tifozë kuqezi kanë zënë shkallët e stadiumit, ku ngjyra e kuqe binte në sy, a thua se ndeshja zhvillohej në Shqipëri dhe jo në transfertë. Grupi “Tifozat Kuq e Zi” ka qenë më i ndjeshmi, pasi ishin të pranishëm rreth 1 mijë nga ky grupim, që njihet për mbahtetjen maksimale që i bëjnë gjatë gjithë ndeshjes. Në të portat respektive ka pasur shumë tifozë, aq sa ndihej më shumë brohoritja e tifozëve kuqezinj sesa e vendësve. Në Islandë nuk priten shumë tifozë shqiptarë, pasi largësia bën të vetën, por në tetor, në ndeshjen ndaj Zvicrës, pritet që stadiumi “Qemal Stafa” të thyejë rekord.
GRUPI E
Norvegjia fiton pa problem,
Islanda barazon me Zvicrën
Norvegjia është ndeshur e para në grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Norvegjezët kanë mundur pastër 2-0 Qipron, me ngë një gol për pjesë. Norvegjia ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe më 10 shtator do të udhëtojë drejt Zvicrës, ku edhe atje do të kërkojë tri pikë. Zvicra, nga ana e saj, ka barazuar 4-4 përballë Qipros, duke u ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe konsoliduar akoma më shumë kreun e grupit. Helvetët pësojnë në fillim, arrijnë ta përmbysin deri në 4-1, por më pas pësojnë tre gola rresht.
(BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama-futbollistëve: Faleminderit për shpirtin e sakrificës!