Brazil 2014, prezantohet logoja zyrtare

Duar me ngjyrë të verdhë që bashkohen për të krijuar logon e Botërorit Brazil 2014.
Vendi organizator i evenimentit më të madh futbollistik pas katër vitesh, e ka hedhur pas krahëve dështimin në Afrikë, duke parë nga e ardhmja.
Prezantohet emblema zyrtare e Kupës së Botës 2014 e zgjedhur nga një komitet personalitetesh si shkrimtari Paulo Coelho, arkitekti Oscar Niemeyer dhe modelja Gisele Bundchen. Poshtë logos shkruhet “Brasil” në gjuhën vendase dhe jo “Brazil” në anglishten ndërkombëtare.