E Shtunë, 31 Tetor 2026

BBC hap dyert për tifozët shqiptarë

Botërori

Komentatorë dhe ekspertë të futbollit nga e gjithë bota kanë shprehur opinione për lojën, shpresat dhe zhgënjimet. Por çfarë mendojnë tifozët për Botërorin 2010? Në kuadër të mbulimit të kësaj ngjarjeje të madhe sportive në BBC, bashkëbisedojmë me tifozë nga të katër anët e botës, për aspektet më të spikatura të këtij botërori. Lojtarët e trajnerët më të mirë, golat më të bukur, bota e mrekullueshme e statistikave të futbollit - janë vetëm disa nga temat e bisedave të zjarrta mes tifozëve gjatë ditëve të Kupës së Botës. Prej orës 17.00, në faqen e internetit “bbcalbanian.com”, për këto tema mund të komunikohet drejtpërdrejt me sportdashës nga i gjithë globi. Mesazhet në shqip të tifozëve nga Shqipëria do të përkthehen automatikisht në mënyrë kompjuterike në 9 gjuhë të tjera.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›