Spanja në festë për më të mirët në botë
“Los mejores del mundo!”. Ky ishte titulli i madh i gazetës “Marca”, pas fitores së Spanjës me Gjermaninë. Germat kapitale shoqëroheshin nga një foto e festës për golin e Karles Pujol dhe nga imazhe të gëzimit të tifozëve. “Visca Espana!”, (“Forca Spanja!”), ishte thirrja e AS, ndërsa theksonte deklaratën e Del Boskes: “Në fushë lojtarët ishin heronj!”. Edhe katalanet “Mundo Deportivo” e “Sport” ishin në festë. E para shkruante: “Espana, a la final!!!” ("Spanjë, po shkojmë në finale!!!"). Ndërsa e dyta e vinte theksin te idhulli i Barcelonës dhe heroi i Durbanit: “Gol i Pujol… jemi në finale!”. “El Pais” kishte zgjedhur titullin e përgjithshëm: “Ka lindur një Spanjë e re”. Ndërkohë, mediat gjermane flisnin për disfatën “U eliminuam” (“Bild”) dhe “Jashtë! Jashtë! ëndrra mbaroi” (“Spiegel”).
#