Brazil Mbreti mbushi dje 70 vjec

Edson Arantes do Nascimento Pel festoi dje 70-vjetorin e lindjes. Sulmuesi i Brazilit eshte i vetmi futbollist qe ka fituar tre boterore 1958 1962 e 1970.
I pavdekshmi Peleacute mbushi dje 70 vjec. O Rey mbreti ka qene dhe eshte ende ikona e futbollit ne bote. Ai gjithmone do te mbetet mbreti i kesaj loje. O Rey nuk do te lere fronin pasi ishte me i madhi. Te gjithe te tjeret vijne pas tij i mbajne pelerinen. Edson Arantes do Nascimento lindi ne Tres Coracoes - Tre Zemrat - ne zonen e minierave te Minas Gerais. Ai ishte i biri Dondinhos luante si qendersulmues tek Atletico San Lorenzo dhe Celestes. Ne shtepi te gjithe e therrisnin Dico ndersa ne shkolle ne fushat e vogla te futbollit ai menjehere mori nofken Peleacute. Qe ne vogeli Edsonit i pelqente shume te luante me topin. Aftesite e tij u terhoqen vemendjen shume menaxhereve dhe per kete fakt ai u zbulua si lojtar qe ne moshe te re. Kur mbushi 11 vjec Peleacute tregoi aftesite e veta tek ekipet e te rinjve te skuadres se Baurugravese me pas kaloi tek Santosi aty ku fitoi gjithcka. Pas triumfit ne Brazil Mbreti provoi edhe eksperiencen amerikane qe quhej Cosmos i New York edhe pse kjo mbetet nje aventure tjeter duke qene se nga Brazili ne Amerike shkoi per ti dhene fund karrieres. Peleacute ka qene lojtari me i mire ne bote. Ai ishte i tille pasi bente gjithcka ne katerkendeshin e blerte. Deri me tani askush nuk ka marre fronin e tij dhe mbase edhe ne te ardhmen askush nuk do te arrije ato qe beri ai. Peleacute ishte nje monster i ketij sporti koordinohej shume mire ne fushe ishte shume i shpejte ishte shume i forte kishte shume ritem dhe godiste me shume force. Perpos ketyre aftesive te nevojshme per nje sulmues ai kishte edhe disa te tjera qe e ndihmuan te merrte skeptrin ai driblonte lehte godiste shume mire me koke godiste sferen si nga vendi ashtu edhe kur ishte ne renie te lire. Dhe pastaj vinin golat golat golat por jo vetem kaq ai ishte edhe nje pasues i mire. Akrobacite e tij rroveshatat dhe gersheret hyne ne klipet reklamuese te futbollit. Pra ai ishte futbolli luante futboll ne nivelin me te larte qe mund te luhej kjo loje.
Festimet
Ditet para 70-vjetorit e gjithe bota festoi per mbretin e saj. Televizionet sajtet online dhe radiot nuk reshten se rikujtuari emocionet dhe golat qe ka dhuruar O Rey. Sulmuesi brazilian gjithmone ka qene ne qender te vemendjes aq sa mund te thuhet se gjithmone ka jetuar neper kopertina revistash. Famen e tij e ka nuhatur edhe gazeta italiane La Gazzetta dello Sport. Kjo e fundit ne 12 tetor te vitit 1962 ne faqen e pare kishte Peleacute 500 gola eshte me i madhi i te gjithe koherave. Ne ate kohe ylli brazilian ishte vetem 22 vjec dhe drejtori i kesaj gazete Gualtiero Zanetti shkroi Peleacute nuk mund te krahasohet me askend. Ai ka te gjitha cilesite e lojtarit ideal. Ai mund te luaje tri ndeshje ne dite dhe te fitoje shifra parash pa fund. Nje vit me pas Mbreti zbriti ne San Siro per te luajtur ne miqesoren Itali-Brazil. Ate dite e ruante nga afer Giovanni Trapattoni mesfushor i Milanit. Ate takim te luajtur ne 1963-shin Trapi arriti qe te neutralizonte Peleacutene u duk qarte qe nuk ishte ne formen e vet me te mire pasi kishte kaviljen e fryre si tullumbace. Pas asaj ndeshjeje ne te cilen Peleacute luajti vetem per 26 minuta Trapattoni tregoi Ai duhet te luante. Tarifa e Brazilit me Peleacutene ne fushe ishte 50 mije dollare ndersa pa te skuadra e arte vlente vetem 5 mije dollare. Ate dite ne San Siro u degjua nje kenge e grupit italian Quartetto Cetra qe kendonin Vavagrave Didigrave Peleacute. Tre braziliane te zinj si tre kokrra kafe.
Futboll dhe art
Peleacute eshte muzike ne Brazil emri i tij figuron ne mbi 100 kenge. Peleacute gjithashtu eshte edhe kinema ai eshte protagonist i filmit Arratia per liri te John Hustonit. Se bashku me Mbretin ne ate film kane aktruar edhe aktore si Sylvester Stallone e Michael Caine. Peleacute ishte autori i rroveshates ne ndeshjen e jetes qe u luajt ne Paris. Me pas sulmuesi braziliani ka luajtur edhe ne 12 filma te tjere. Njeri prej tyre qe u realizua ne 2004 quhet I Perjetshmi Peleacute. Mbreti eshte unik ne llojin e tij. Themi unik pasi ai eshte i vetmi futbollist qe ka fituar tre boterore 1958 1962 e 1970 ai u shpall kampion bote ende pa mbushur 18 vjec. Ishte i vetmi qe bente gjera te vecanta. Nje here nuk e mbajti veten dhe tha Jam me popullor se Jezu Krishi. Pas kesaj deklarate te shumte ishin ata qe e kritikuan edhe dikush prej tyre pranoi Eh jeni aty aty. Mbreti eshte i kerkuar nga mediet. Ne shume reklama shihet fytyra e tij. Ai madje eshte shume i kerkuar edhe nga shume krere shtetesh. Peleacute u prit si mbret ne 88 shtete. Ai eshte pritur nga 70 kryeministra 40 krere shtetesh dhe 3 pape madje ne Nigeri gjate luftes kunder Biafras palet kane kerkuar armepushim prej 48 oresh vetem qe ta shihnin teksa luante. Ne Persi Shahu e ka pritur per plot tri ore vetem qe te bente nje foto me te. Ndersa drejt Hong Kongut u shtyne rojat e kufirit kinez pasi kishin marre vesh qe Peleacute ndodhej ate dite ne ate qytet. Rojet kufitare kineze xhindosen kreret e shteti komunist por ne ate takim ata nuk mund te mungonin.
Idhull ne bote
Peleacute ka dhuruar shume emocione ne fushe por shume ka marre edhe jashte saj. Shkrimtare te ndryshem i kane kushtuar vargje. Autore si Jorge Amado e Eduardo Galeano i kane kushtuar shume te tille. Ndersa britaniket kane thene Ai i shkon futbollit sic i shkon Shekspiri letersise sone. Peleacute ka ditur mjaft mire te ushqeje me pasion popullin qe ndjek futbollin. Nje here ne stadiumin mitik te Maracanagravese dribloi shtate lojtare se bashku me portierin per te shenuar nje gol ndersa ne Kolumbi ai mori karton te kuq gjate nje ndeshjeje. Ne ate moment te pranishmit u xhindosen me arbitrin derisa e larguan ate. Nuk kishin faj. Si ia lejoi vetes te nxirrte Mbretin Ndeshja pas pak minutave rifilloi normalisht vetem sepse Perla e Zeze u fut ne katerkendeshin e blerte. Peleacute eshte gezimi i nje kombi te tere. Brazili pas titullit te pare boteror vendos ta shpalle Pasuri Kombetare. Pas atyre viteve Mbreti mori oferta nga shume klube italiane. Te paret ne liste ishin skuadrat e Juventusit Interit dhe Milanit por ai nuk vendosi te largohej nga qielli i tij. Peleacute u ngrit edhe me lart ne 1970 ne boterorin qe fitoi ne Meksike pasi Brazili mundi ne finale Italine 4-1 kur fluturoi duke mposhtur Tarcisio Burgnichin lojtari i kombetares italiane u ngarkua te mbulonte Mbretin por ne fund te takimit tha Para ndeshjes i thashe vetes se ishte prej kocke dhe lekure si gjithe te tjeret por u gabova rende. Tek Peleacute eshte frymezuar edhe Andy Warhol piktor dhe skulptor figura kryesore e levizjes pop-art amerikane. Ne Baurugrave qyteti i vogel ky filloi te luante ndodhet statuja e tij qe sipas vendasve ben mrekullira. Dikush ka thene se vetem duke e prekur eshte sheruar. Edson Arantes do Nascimento gjate karrieres se tij ka fituar shume dhe ka jetuar shume mire. Ai ka mbuluar shume role pervec atij qe mbante ne fushe sulmues. Ai ka qene kandidat per te marre Nobelin e paqes. Ka qene ambasador dhe minister. Ai eshte shume i pasur por asnjehere nuk ka humbur simpatine ashtu si ne fushe kur nuk kishte asnje rival. Tashme ai eshte nje mit. Edhe 100 lartmadheri