E Diel, 1 Nëntor 2026

Shokevekomuniste u pelqen te udhetojne me simbolin e kapitalizmit

Nje artikull i Der Spiegel ne vitin 1972 perpiqet te vere ne dukje nje fenomen i cili ndoshta na ka shkuar ndermend te gjitheve dikur Perse funksionaret komuniste nga Varshava deri ne Phenian

Nje artikull i revistes gjermane Der Spiegel ne vitin 1972 perpiqet te vere ne dukje nje fenomen shume paradoksal i cili ndoshta na ka shkuar ndermend te gjitheve dikur duke i bere pyetjen vetes Perse funksionaret komuniste nga Varshava deri ne Phenian nga Hungaria deri ne Mongoli perfshire ketu edhe vete Enver Hoxhen parapelqenin te leviznin me Mercedes-Benz Me tej mund te pyesnim Kush e frymezoi i pari perdorimin e simbolit krenar te kapitalizmit Apo edhe Kush e perdorte me se shumti ne vitet lsquo70 prodhimin aristokrat nga zemra e industrise gjermane

Artikulli na jep pergjigje per shume nga keto pyetje dhe na informon edhe se si beheshin porosite nga kreret komuniste ne Evrope Lindore apo Azi duke deshmuar per cmimet qe aplikoheshin apo per sasine e tyre perfshire ketu edhe disa te dhena vertet interesante e te pabotuara me pare ne lidhje me Shqiperine e diktatorin e saj ne nje kohe kur te shihje pertej izolimit ishte privilegj vetem i disave.

Nderkohe ata qe e kishin me prane dhe qe ia cmonin vleren me shume yllit sic e cilesojne shpesh ne artikull simbolin mitik te Benzit ish-gjermanolindoret duket se e refuzonin prezencen e tij - te pakten publikisht - se bashku me tovarishet moskovite te cilet gjithsesi rendisnin ne parkingun e Kremlinit nje shumellojshmeri markash e tipash te veturave perendimore sipas artikullit.

Ishin pra pikerisht ata qe sic thekson artikulli gjemonin me batare ne luften e pakompromis e te gjithanshme kunder kapitalizmit e simboleve te tij te cilet ne menyre paradoksale e adhuronin kete simbol. Marshalli hijerende jugosllav Josip Broz Tito ngjan te kete qene edhe frymezuesi kryesor nga kampi i kuq per te qarkulluar me te i pasuar menjehere nga fqinjet apo nga shoket e idealeve nga Evropa deri ne Azi.

Por gjithsesi ne pershtatje me kushtet e cilesine e rrugeve duket se behej edhe porosia luksoze duke bere qe te leviznin rrotat e te diskutohej edhe cmimi i volitshem sidomos ne rastin shqiptar ku sipas artikullit mungesa e devizes ishte nje handikap - ne dukje- krahasuar me homologet ne vende te tjera komuniste. Keshtu per Hoxhen tipi i pershtatshem ngjan te ishte Mercedes 250 S por per lideret e tjere lindore preferoheshin tipa me robuste. Kishte dhe nga ata qe e dinin se udhetimi me te nuk mund te shkonte me larg se 100 km pasi Mongolia e asaj kohe per shembull sipas artikullit nuk mund te te ofronte me shume.

Nje vecori tjeter te cilen na e ve ne dukje artikulli ne fjale ishte edhe fakti se ne kundershtim me vende te tjera lindore kinezet ashtu sikurse edhe shqiptaret i kane zbukuruar parkingjet e perfaqesive te tyre jashte vendit me Mercedese mbizoterojne tipat 250 dhe 280.

Gjithsesi artikulli i plote i botuar per here te pare ne shqip ne faqet e gazetes standard jep me shume detaje e fakte interesante per ato cka permblodha me lart

Ata gjemojne me batare kunder kapitalizmit dhe luftojne komfortin perendimor. Megjithate adhurojne ti ulin te ndenjurat e tyre ne nje simbol te kapitalizmit. Qofte ne Pekin Phenian Varshave apo Ulan-Bator duke ecur mbi bulevardet plot shkelqim te Budapestit apo mbi sheshet dhe pistat e ngrata te Kines - shoqeruar nga shoferi do te gjendet gjithnje duke qarkulluar automjeti mitik qe mbart nje udheheqes partie apo kryetar shteti ne vendet komuniste. Ata levizin ngadale duke shijuar mendueshem nga ndenjesja e bute yllin nga Shtutgarti.

Udhetari me i mocem i Mercedesit ne token socialiste duket se eshte shefi i shtetit jugosllav Marshalli Josip Broz Tito. Kur ai degjoi per here te pare ne mes te viteve acute60 se Daimler-Benz po punonte per te sjelle serish ne treg nje tip te ri vertet te madh e la ne park menjehere karrocen e vet te preferuar deri me ate atehere nje Rolls-Royce dhe - duke u regjistruar kesisoj si njeri nder te paret kliente te mallit te ri - porositi menjehere nje Pullman 600 si dhe nje Landaulet 600 te hapur. Cmimi rreth 140 000 marka gjermane.

Ne komfortin qe ofron Daimleri Marshalli plak mund te shijoje nje bar nje telefon si dhe te ingranoje edhe nje aparat rroje. Poshte mbajteseve te kraheve gjithsesi gjendet edhe nje kuti kozmetike.

Shija e shtrenjte e Titos nuk iu imponua vetem shokeve te tij me te ngushte dhe drejtoreve kryesore te industrise jugosllave te cilet qysh prej asaj kohe tashme parapelqejne vetem Benzat nga tipat me te perdorur tashme renditen 250 dhe 280 por edhe homologeve te tij partiake nga vendet fqinje

Kur shefi i shtetit dhe kryetari i partise rumune Nikolae Caushesku u takua me Titon ne rezidencen e ketij te fundit ne ishullin Brioni te dy bashkebiseduesit folen edhe mbi temen lsquomakinat e sherbimit. E keshtu qe nga Bukureshti Caushesku dergoi njerezit e vet te benin porosine per mallin nga Shtutgarti. Ata porositen ndash sipas shembullit te dhene nga Tito ndash nje Pullmandhe nje Landaulet.

Edhe vete Enver Hoxha shefi i Republikes se vogel Popullore te Shqiperise miqesore ndaj Kines nuk ka mundur ta refuzoje dot e te terhiqet nga perdorimi i simbolit krenar te kapitalizmit. E thene troc meqenese republika e vogel ballkanike vuan nga mungesa e devizes se gjelber diktatori shqiptar ka menduar se porositja e nje Mercedes 300 cmimi 22 100 deri ne 28 600 marka do te kishte qene me se e pranueshme.

Ne biseda me ekspertet e vet te Benzit Hoxha besohet te kete thene se edhe kjo deshire ishte serish e shtrenjte. Arsyetimi sepse perdorimi i 300-shit pajisur me te gjitha komoditetet dhe teknologjine e larte nuk do te ishte i pershtatshem per rruget e keqija te Shqiperise.

Keshtu qe i forti i Tiranes duhej te kenaqej me nje 250 S. Mjeti shteteror eshte i pajisur me goma te gjera 15 inch rreth 381 mm amortizatore te perforcuar si dhe me nje mbrojtese me pllaka metali kunder goditjeve te gureve.

Ashtu sikurse shefi i tyre i partise edhe ambasadoret shqiptare ne mbare boten levizin me produktin nga Shvabia perkth Krahine ne Gjermanine Jugore ku ndodhet edhe qyteti i Shtutgartit ku ka seline edhe Mercedes-Benzi.

Ne kete rast me posedimin dhe perdorimin e ketij mjeti shqiptaret duan te demonstrojne edhe ne aspektin automobilistik miqesine e tyre ndaj Kines se Maos pasi ne kundershtim me vende te tjera lindore kinezet ashtu sikurse edhe shqiptaret i kane zbukuruar parkingjet e perfaqesive te tyre jashte vendit me Mercedese mbizoterojne tipat 250 dhe 280.

Funksionaret e larte kineze ne vendlindje kohet e fundit duket se nuk kane qene fort te kenaqur me parate qe kane hedhur per te pasur ne dore yllin. Disa te privilegjuar nder kinezet e rinj verdallosen neper provinca vetem prej pak kohesh neper limuzina 600-she.

Se sa 600-sha qarkullojne nderkohe ne Kinen e Maos kete nuk e dine ta thone saktesisht as vete prodhuesit ne Shtutgart te cilet ua kane shitur kinezeve keto makina pasi keta te fundit i kane blere keto automjete nepermjet personave te trete si ndermjetes.

Menaxheret e Benzit vleresojne se numri i 600-ave te derguar ne Kinen e Maos shkon deri ne dhjetera. Nje vleresim me te sakte prodhuesit ne Shtutgart shpresojne ta marrin nga nje teknik i tyri i cili per here te pare pas Luftes do te shkoje ne Pekin vitin qe vjen.

Sidoqofte te dhena te pasakta ekzistojne per numrin e automjeteve qeveritare te prodhuara nga Benzi per Vietnamin e Veriut dhe Korene e Veriut. Te dyja kombet e ndara me dysh i kane bere nderkohe porosite e tyre nepermjet te treteve. Por nje tekniku te Daimlerit koreanoverioret i kishin rrefyer nje sekret ata kishin njembedhjete 600-sha.

Me i perdorur ngjan te jete per shoket komuniste aziatike tipi i Benzave me te vegjel. Keshtu ne vitin 1971 funksionaret nga Pheniani Koreja e Veriut porositen nje parti prej 200 Mercedesesh te tipit 220 direkt nga uzinat ne Shtutgart.

Edhe Mongolia vendi agrar besnik i Moskes i cili nuk numeron dot as 100 kilometra rruge te asfaltuara ka blere ne nje radhe te vetme 30 Mercedese te tipit 280 S dhe pagesen e ka kryer ne marka gjermane.

Kunder perdorimit te simbolit kapitalist ne fushen automobilistike me origjine nga vendi i shvabeve deri me tani jane deshmuar te jene vetem sovjetiket dhe RDGJ-ja. Perjashtim bejne ne rrethinat e Moskes ku ndodhen dacat perkth shtepizat apo vilat e udheheqjes ne pyll jane vene re tek-tuk edhe limuzina Mercedes.

Edhe ne parkingun e madh te Kremlinit ku shihen ne fakt nje perzierje ngjyrash te markave perendimore ndash si per shembull Rolls-Royce Citroen SM Cadillac - prej vitesh gjendet edhe nje Daimler aristokrat i tipit 600.

Marre nga Der Spiegel 18 dhjetor 1972

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›