E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mund ne derbi Yllin e Kuq

Ne kryeqytetin e Serbise Beograd derbi i shumepritur midis Partizanit dhe Yllit te Kuq u fitua nga pritesit me rezultatin minimal 1-0. Heroi i ketij takimi ishte Moreira qe shenoi pas pese minutash loje. Ky takim u ndoq nga plot 30 mije shikues. Ne kryeqytetin e ish-republikes se ish-Jugosllavise fundi i ndeshjes befasoi te gjithe pasi nuk u regjistrua asnje incident. Kjo per merite te forcave te rendit qe para derbit praktikisht blinduan qytetin me 5 mije police te veshur me antiplumba. Gjithashtu ne Beograd zbriten edhe kaloresit te cilet krijuan disa pengesa ne Rrugen e Topave vend ky qe ndan stadiumin e Partizanit me ate te Yllit te Kuq qe ndodhen vetem 500 metra ne vije ajrore larg njeri-tjetrit. Nderkohe qe u mbikeqyr edhe sheshi Autokomanda qe njihet si fushebeteja e preferuar e dy tifozerive te Beogradit. Para kesaj ndeshjeje nga sherbimet sekrete kishin ardhur lajme jo fort te mira. Keto te fundit bene me dije se kishin marre informacione se huliganet e Yllit te Kuq kerkonin te nderprisnin takimin me cdo kush. Kete gje e shmangen me se miri autoritetet vendore duke ditur se po vezhgoheshin nga UEFA organizmi me i larte futbollistik me 29 tetor do te marre vendimin per ate cka ndodhi ne Xhenova para takimit Itali-Serbi. Burime prane policise se Beogradit pohuan dje se nje nate me pare i tere stadiumi ishte kontrolluar me imtesi ndersa edhe dje nuk munguan kontrollet. Ne stadium ishin krijuar edhe disa qeli ku do te perfundonin ultrasit. Keta te fundit do te gjykoheshin ne moment pasi ne stadium ishin te pranishem disa gjykates.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›