E Diel, 1 Nëntor 2026

Brazil Papa kunder legalizimit te droges ne Ameriken Latine

Papa Francesku shprehet kunder legalizimit te drogave ne Ameriken Latine. Gjate inaugurimit te nje klinike per te varurit nga droga ne Rio, Papa tha se droga lendon shoqerine.

Gjate vizites se tij ne Brazil, Papa Françesku ka kritikuar planet për legalizimin e droges në Amerikën Latine, gjate inaugurimit te nje klinike per te varurit nga droga ne Rio de Janeiro.

Gjatë inaugurimit të klinikës së rehabilitimit të të droguarve, në spitalin e Sao Francisco, ai përqafoi disa ish perdorues te droges dhe dëgjoi historitë e tyre.

Me mijera persona kane sfiduar shiun per te degjuar fjalimin e papes, i cili paralajmeroi se droga lendon shoqerine.

Rrënjët e abuzimit me drogën duhen luftuar, tha ai në ditën e tretë të vizitës së tij në vendin latin. Uruguaji është shumë pranë lejimit të shitjes ligjore të marijuanës, teksa vendet e tjera janë duke shqyrtuar liberalizime të ngjashme.

Me heret ne diten e trete te vizites ne brazil, papa celebroi meshen e tij te pare në faltoren e Zonjës së Aparecida-s. 76 vjecari paralajmëroi te rinjte te evitojne “kalimin e idhujve” për para, pushtet dhe kënaqësi. 

Sot Papa do te vizitoje zonat e varfera te Rios.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›