E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari Prokuroria kerkon perjashtimin e gjyqtarit Astrit Haxhialushi

Procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të dosjes së “21 janarit” në Gjykatën e Apelit u shty përsëri. Këtë radhë, shtyrja erdhi pas kërkesës së prokurorve të çështjes, të cilët kërkuan përjashtimin e relatorit të çështjes, gjyqtarit Astrit Haxhialushi nga gjykimi I të pandehurve Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume.
Sipas akuzes, gjyqtari Haxhialushi duhet të largohet nga gjykimi i kesaj dosje, pasi ka gjykuar gjate vitit te kaluar dy nga demonstruesit e 21 janarit 2011, te cilet edhe jane denuar.
Gjykata, vendosi te pezulloi procesin deri në shqyrtimin e kërkesës për përjashtimi e gjyqtarit Haxhialushi nga një gjyqtar tjetër i kësaj Gjykate.
Ndërkaq, në vend të gjyqtarëve Agron Papajani dhe Fatos Qato të përjashtuar nga gjykimi, ishin përzgjedhur me short gjyqtaret Ervin Metalla dhe Evgjeni Sinoimeri.
Në këtë process, të pandehurit Prendi Llupo dhe Kume akuzohen për vrasje të demonstruesve dhe fshehje të provave materiale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›