E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil, rrezohet helikopteri, viktima

Rrezimi i nje helikopteri ne Brazil eshte regjistruar nga disa kamera te sigurise, pamjet tragjike te te cilave u shfaqen ne televizionet vendase.

Nje person gjeti vdekjen gjate ketij aksidenti, ndersa 5 te tjere u plagosen. Motori i helikopterit mori flake teksa perpiqej te ulej ne Kampinas te San Paolos, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Mjeti i fluturimit u rrezua ne fermen e te vetmit person qe vdiq gjate aksidentit. Dy pilotet dhe tre pasagjere te tjere ndodhen ne spital, por jashte rrezikut per jeten.

Bilanci i rrezimit mund te kishte qene edhe me tragjik, nese helikopteri do te kishte qene ne nje lartesi me te madhe ne momentin e avarise. Sipas hetimeve, helikopteri ishte vetem 30 metra mbi toke.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›