Gaza, Al Zawahiri: Kryqezate kunder Islamit

Ne nje video te regjistruar, Zawahiri ka akuzuar edhe presidentin e ri te SHBA, Barack Obama per bashkepunim.
“Lufta ne Gaza eshte nje dhurate e Obama per popullin palestinez, para se te marre zyrtarisht detyren”, ka pohuar Al Zawahiri, i cili u ka bere thirrje myslimaneve qe te sulmojne interesat e Izraelit dhe Perendimit.
Nga ana e tij Barack Obama eshte shprehur “shume i shqetesuar” per viktimat ne radhet e civileve ne Gaza dhe Izrael. Eshte hera e pare qe Obama nderhyn lidhur me situaten ne Lindjen e Mesme.
“Humbjet ne radhet e civileve ne Gaza dhe ne Izrael per mua eshte burim i nje shqetesimi te madh”, ka deklaruar Obama duke iu referuar masakres ne shkollen e OKB-se.
Nderkohe, presidenti francez Nicolas Sarkozy vazhdon takimet e tij. Ai eshte takuar sot me presidentin sirian Bashar al Assad dhe me pas ka udhetuar drejt Egjiptit.
Presidenti francez shpreson ne nje zgjidhje diplomatike te situates ne Gaza. “Jam i bindur se ekzistojne disa zgjidhje. Eshte nje shprese e vogel”, eshte shprehur Sarkozy.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code