E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil statuje per Pelen

Një skulptor brazilian i ka dhënë dorën e fundit një statuje të legjendës së futbollit, Pele, e cila do të vendoset përpara stadiumit “Maracana” për Kupën e Konfederatave.

Krijuesi i veprës njihet në të gjithë Brazilin si “Ique”. Ai ka shndërruar në statujë prej bronzi momentin kur “Perla e Zezë” ka festuar një prej golave të tij më të famshëm, atë të Botërorit 1970 kundër Çekosllovakisë.

Artisti pohoi se puna për veprën 1 metër e 84 centimetra të gjatë dhe me peshë 300 kilogramë ishte e gjatë dhe mjaft e lodhshme.

“E kisha të fiksuar momentin e festës së atij goli dhe ajo ishte pikënisja ime. Fillimisht fotografinë e shndërrova në një model të vogël dhe më pas puna arriti në statujën aktuale. Një punë e tillë kalon nëpërmjet shumë fazave të ndryshme”.

Ique ka punuar ditë dhe natë në punishten e tij në Rio de Janeiro, për të bërë që statuja të ishte sa më reale.

Kjo mund të jetë edhe një mundësi për të takuar personalisht Pelen, pasi e gjithë puna e kryer është bërë vetëm nëpërmjet fotografive.

“Dëshiroj vetëm që Pele të më shikojë dhe të më thotë: çfarë goli ishte”.

Artisti ka krijuar edhe statujën e ish-trajnerit të Brazilit, Joao Saldanha, e cila ndodhet në impiantin “Maracana”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›