E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galatasaray prezanton Sneijder

Mesfushori holandez, Wesley Sneijder ka firmosur kontratën që e lidh për tre vjet e gjysmë te Galatasaray. Ai u transferua në Stamboll nga Interi.

Pas një pritje madhështore nga tifozët, 28-vjeçari zhvilloi vizitat mjekësore formale dhe më pas u shfaq përpara mediave.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, të luaj për këtë klub është një nder. Prej momentit kur kam shkelur në Turqi më kanë pritur shumë ngrohtë dhe kjo është e mrekullueshme. Po pres me padurim të luaj ndeshjen time të parë”.

Në Turqi, Sneijder do të përfitojë 5 milionë euro neto në sezon. Në vendimin për këtë transferim, ai është konsultuar edhe me Mourinhon.

“Transferimi im u vonua sepse kisha disa probleme me Interin që duhej ti rregulloja, pasi ajo është një skuadër ku kam kaluar mirë dhe kemi realizuar gjëra të mëdha. Për largimin u konsultova me Mourinhon dhe me Van Gaal, që më këshilluan të largohesha. Dhe ja ku jam në këtë sfidë të re”.

Me Galatasarayn, holandezi do të luajë në fazën e 1/8-ave në Champions League, ndërsa aktualisht skuadra e Fatih Terim kryeson Superligën turke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›