Brazil vrapimi me ngjyra
Rio de Janeiro u bë më i gjallë, pas qindra persona morrën pjesë në Vrapimin me Ngjyra.
Gara me gjatësi rreth 5 kilometra bashkoi njerëz të të gjitha moshave, të cilët mbuloheshin me ngjyra të ndryshme, për çdo kilometër që përshkonin.
Ngjyrat dominuese ishin e verdha, bluja, jeshilja dhe roza.
Pjesëmarrësit u nisën me uniforma të bardha, ndërsa në finish arritën të lyer me bojë.
Pjesa më e madhe e tyre e adhurojnë vrapin, por kishte edhe nga ata që e zgjodhën këtë garë për t’u argëtuar me familjen.
Për 26-vjeçarin Bruno, kjo është një mënyrë e mirë për të bashkuar njerëzit.
“Është një garë mjaft interesante. Zakonisht nuk vrapoj, por kjo është një mënyrë e mirë për të njohur njerëz të rinj dhe pse jo për të filluar ushtrimet fizike edhe në të ardhmen”.
23-vjeçarja Fernanda vlerësoi organizimin
“Ishte fantastike. Gjithçka e organizuar më së miri dhe u argëtuam shumë. Na ndihmoi edhe moti, pasi dielli nuk ishte shumë i fort”
Pjesëmarrësit paguan nga 25 dollarë për regjistrimin në garë. Shifra e grumbulluar do të shkojë për bamirësi. Vrapi me Ngjyra është kthyer në një event global dhe gara të tilla janë planifikuar në Rusi, Australi dhe qytete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.