E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllet gara ne Europe

Miliona tifozë në Europë janë vënë në alarm. Kampionatet më të rëndësishëm në kontinent janë mbyllur ende pa ardhur viti 2013.

Barcelona, Bayern Munich, Juventus e Manchester United po ecin me ritme të papërballueshme nga rivalët në turnetë përkatës.

Duke nisur nga Barça e Lionel Messit. Reali duket përfundimisht jashtë garës për titull, pas diferencës me 13 pikë në 16 javë të luajtura. Fitorja 4-1 e katalanëve me Atletico Madrid të Falcaos nuk i lë shumë shpresa ndjekësve.

E njëjta situatë në Bundesligën gjermane, ku Bayeri i Jupp Heynckes po zhvillon një sezon rekord. Diferenca nga Bayer Leverkusen është 9 pikë dhe askush nuk duket në gjendje ti ndalë bavarezët.

Në Serinë A italiane, Juventusi fitoi gjysmë-titulli. Bardhezinjtë u shpallën kampionë dimri për të 24-tën herë në histori. Në 17 raste të mëparshme ata kanë marrë titullin.

“Zonja e Vjetër” ka sulmin dhe mbrojtjen më të mirë. Interi i vendit të dytë është 7 pikë mbrapa, pavarësisht se fitoi duelin direkt.

Në fund, është Manchester United ai që dominon në Angli. Skuadra e Ferguson ka 6 pikë avantazh nga kushërinjtë-rivalë të Manchester City-t.

Këto katër skuadra janë makineri lufte, që dominojnë, pavarësisht ndonjë hapi fals. Duket se në këtë sezon gara vazhdon vetëm për vendin e dytë. Numrat nuk gabojnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›