Brazil zjarr ne nje klub nate

Të paktën 240 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit që ka rënë në një klub nate në jug të Brazilit. Zjarri është shkaktuar si pasojë e një shfaqjeje me fishekzjarre.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po vazhdojnë ende të nxjerrin trupat e pajetë në “Kiss Night Club” në Santa Maria.
Deri tani janë numëruar 159 viktima, por numri I tyre pritet të kalojë mbi 200. shkaku kryesor është asfiksimi pasi brenda klubit ndodheshin më shumë se 500 persona, ndërsa të tjerët kanë gjetur vdekjen duke u përpjekur të dalin prej andej.
Sipas dëshmitarëve janë dashur vetëm pak sekonda që çdo gjë të përfshihej nga flakët.