E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hackers hakmerren per Aaron Swartz

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një grup Hakersash kanë bërë të ditur se kanë mundur të depërtojnë në faqen zyrtare të departamentit amerikan të drejtësisë, pikërisht në atë të komisionit për marrjen në pyetje. Me anë të një deklarate ata kanë bërë të ditur se planifikonjë të bëjnë publike të dhëna të qeverisë amerikane. 
Menjëherë pas këtij lajmi, faqja zyrtare është mbyllur. 
Duke u identifikuar si anonimët, grupi I organizuar, origjina e së cilës nuk dihet ende, ata pretendojnë se po veprojnë në emër të Aron Svarc, një gjeniu të kompjuterit I cili vrau veten në 11 janar, në moshën 21 vjecare. 
Në një video të postuar on line, hakersat kanë kritikuar hetimin e qeverisë amerikane ndaj Svars. Ky I fundit po përballej me një process gjyqësor me akuzën se kishte vjedhur me shumë se 4 milion artikuj nga Xhej Stor një arkiv online për shërbimin e shpërndarjes dhe për gazetat. 
Svars përballej me 31 vjet burg dhe një gjobë prej 1 milion dollarësh. 
Tashmë me hetimet po merret FBI-ja e cila e ka përshkruar këtë si një hetim kriminal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›