Gala operistike
Rapsodia e Feim Ibrahimit do te ngrejë siparin e galasë operistike. Solistët e operas do të përcjellin pjesë të zgjedhura të repertorit më të miré botëror dhe shqiptar.
Do të interpretojnë sopranoja Dorina Selimaj dhe tenori Ergys Mita.
Për mexosopranon Vikena Kamenica ky koncert do të prezantojë arie shumë të njohura, dhe te dashura për publikun
Baritoni Ylber Gjini risjell pas 10 vitesh një pjesë të cilën e ka fort për zemër.
Spektatori do ketë mundësi të shijojë një rrugëtim në operat më të njohura botërore dhe shqiptare në fillimin e sezonit skenik dhe fillimit të festimit të 60 vjetorit të operas.