E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili: Për Kosovën duhet biseduar

Amorim ka thënë për mediat serbe se Brazili ka mbështetur integritetin territorial, si dhe të drejtën e banorëve të Kosovës për një autonomi substanciale, në kuadër të një shtetit krejtësisht demokratik.

Ai ka shpjeguar se në rastin e Kosovës Brazili nuk e ka mbështetur zgjidhjen e njëanshme, të imponuar, që nënkuptonte anulimin e së drejtës territoriale dhe mu për këtë shkak ka vendosur që të marrë pjesë në formë të shkruar në procesin gjyqësor që ka nisur Serbia në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, shefi i diplomacisë braziliane nuk ka dashur të flasë për atë që do të ndodhë pasi që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë mendimin e saj këshillëdhënës lidhur me pavarësinë e Kosovës.
Amorim ka refuzuar të flasë për këtë çështje, duke u arsyetuar se – “kjo çështje ka të bëjë me bashkësinë ndërkombëtare si tërësi”, pasi që – sipas tij – ka të bëjë me vetë themelet e rendit botëror të bazuar në rregulla. /telegrafi/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›