Dita e parë e Moyes

David Moyes edhe zyrtarisht e ka nisur punën si trajner i Manchester United. Moyes sot në orën 8 të mëngjesit u paraqit në stërvitjen e parë me lojtarët e United. Moyes arriti në orët e para të mëngjesit në qendrën stërvitëse në Carrington ku u takua me lojtarët e tij.
Me vete barte dosjen e punës të cilën e nisi nga dita e sotme. Në stërvitje ishin edhe asistentët e tij, Steve Round, Chris Wood, e Jimmy Lumsden./Indeksonline/