E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, Rooneyt: Eja te Barca, në sulm me Messin

Superylli brazilian, Neymar e ka ftuar publikisht Wayne Rooneyn në Barcelonë. Neymar tha se e admiron shumë sulmuesin anglez dhe se do të dëshironte ta kishte në sulm te Barcelona.

"Rooney është një nga lojtarët më të talentuar në botë. Ai do ta përmirësonte shumë Barcelonën. Do të ishte një ëndërr e imja sikur do të isha me të në sulm. E kam takuar atë disa herë dhe është një djalë shumë i mirë. Do të doja që të përbëjmë sulmin e Barcelonës me të dhe Messin" deklaroi Neymar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›