E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Brazili flet me Guardiola-n, por Tite s’ikën nëse fiton

Federata Braziliane e Futbollit e nis Botërorin në Katar me mjaft pikëpyetje sa i përket pankinës. Në ditët e fundit thuhet se përfaqësues të saj janë takuar me Pep Guardila-n për të kuptuar nëse tekniku spanjoll do të ishte dakord për një bashkëpunim në të ardhmen.

Nga sa është kuptuar nga mediat të dy palët janë përshëndetur me ndjesi të mira. Trajneri aktual i City-t ka thënë shpesh herë se pas aventurës në Angli nuk do të vazhdojë punën si trajner por dëshiron të bëhet komisar teknik i një përfaqësueseje të madhe.

I gjithë ky skenar mund të ketë një fund të hidhur nëse Brazili fiton Botërorin në Katar. Njëri nga zëvendëspresidentët e Federatës, Francisco Novlletto, tha për “Rádio Grenal” se “Tite nuk largohet nëse fiton Botërorin”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›