E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zyrtare, Katar 2022 do të jetë “esëll”

Të zotët e shtëpisë kanë ndryshuar dy ditë para startit të Botërorit rregullat e lojës. Birrat nuk do të shiten në 8 stadiumet ku do të luhet Botërori i Katarit.

“Budweiser” është lajmeruar sot të transferojë në periferi të gjitha tendat që kishte ngritur për të shitur birrat. Sipas organizatorëve përjashtim do të bëjnë vetëm vendet VIP në stadium. Vetëm aty të pranishmit do të mund të shijojnë ndeshjet në shoqërinë e alkoolit.  

Plani më i ri nënkupton që tendat e kuqe të birrës tani mund të mos jenë të dukshme fare përreth stadiumeve. Janë duke u konsideruar që të zëvendësohen nga tenda të bardha dhe pa markë. Frigoriferët me ngjyrat e kuqe të famshme të kompanisë ka të ngjarë të zëvendësohen nga ato blu. Ngjyra kjo e lidhur me markën joalkoolike të Budweiser, Budweiser Zero.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›