E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Brazili humbet pjesë, përfundon Botërori për për Gabriel Jesus

Botërori ka përfunduar për Gabriel Jesus dhe Alex Telles. Dy lojtarët, të cilët u larguan para kohe në ndeshjen ndaj Kamerunit, iu nënshtruan testeve të para të cilat dhanë një lajm të keq për Brazilin. Një problem në gjurin e djathtë u konstatua për të dy: sulmuesi i Arsenalit duhet të jetë në bokse për një muaj, dëmtimi më i rëndë për mbrojtësin e Sevillas, i cili rrezikon një operacion. Me Gabriel Jesus dhe Telles, numri i lojtarëve të dëmtuar në Seleçao rritet në 5 pas Neymar, Danilo dhe Alex Sandro.

Më shumë se disfata e parëndësishme ndaj Kamerunit, ka një shqetësim të madh për dëmtimet në Brazil. Gabriel Jesus dhe Alex Telles kanë përfunduar Kupën e Botës, Neymar vazhdon të mbetet një pikëpyetje e madhe, ndërsa Tite mund të buzëqeshë me rikuperimin tashmë të sigurt të Danilo dhe atë të mundshëm të Alex Sandro për raundin e 16-shes kundër Koresë së Jugut. Sidomos për të dytin, i cili mbetet i vetmi mbrojtës i majtë në skuadër pas dëmtimit të Alex Telles.

“Sa i përket Neymar dhe Alex Sandro – tha Dr. Rodrigo Lasmar në konferencën për shtyp, pas humbjes me Kamerunin – ata nuk kanë rifilluar ende punën me topin. Do të bëhet nesër (e shtunë) dhe është e rëndësishme që të vëzhgohen se si reagojnë. Varësisht nga këto dy ditët e ardhshme mund të jenë ose jo në gjendje”, shtoi ai, duke treguar më shumë optimizëm për mbrojtësin Danilo (ndrydhje kavilje), i cili “paraqet një evolucion shumë pozitiv”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›