Trajneri Berhalter: SHBA po rritet, krenar për këtë grup

“Mendoj se kemi bërë progres, jam krenar për këtë grup”. Kështu deklaroi trajneri i SHBA-së, Gregg Berhalter pas humbjes ndaj Hollanda në 16-shen e Botërorit. “Kur njerëzit shohin ekipin tonë, ata shohin një identitet të qartë. Ata shohin djemtë që dalin dhe luftojnë për njëri-tjetrin. Ata shohin talentin në fushë. Ne kemi bërë përparim, por në këtë natë të veçantë nuk kemi qenë në gjendje për ta treguar atë”, shtoi ai.
“Kur përballesh me një skuadër me aq cilësi dhe i jep tre, katër shanse, ata mund t’i shfrytëzojnë ato”, tha kapiteni i Shteteve të Bashkuara, Tyler Adams. “Ne kemi treguar se mund të rrimë me disa nga ekipet më të mira në botë, disa nga lojtarët më të mirë në botë dhe ky është një përparim i madh për futbollin amerikan. Ne po ecim në drejtimin e duhur, sigurisht, por duhet të vazhdojmë të shtyjmë, sepse ne nuk jemi ende atje, por jemi afër”, shtoi ai.