Brazili, i pranishëm në samitin për klimën
Qeveria braziliane ka njoftuar se do të jetë e pranishme në samitin për klimen në Kopenhagen me një propozim për të reduktuar emetimin e gazit serë me 1.7 miliardë tonelata. Brazili parashikon që ky objektiv të arrihet në vitin 2020, duke ulur ndjeshëm emetimin që në vitin 2005 ishte 2.2 miliardë tonelata. Rritja e emetimit të gazit serë në Brazil lidhet me shpyllëzimin dhe në vitin 2005 ajo është rritur me 62 përqind krahasuar me nivelin e vitit 1990.
Ndërkaq Kina që konsiderohet si ndotësi më i madh në botë ka bërë të ditur plane se do të ulë rritjen e emetimeve të dioksidit të karbonit para samititit global në Danimarkë mbi ndryshimet klimatike. Ajo do të ulë intensiteitn e karbonit me 40-45% deri në vitin 2020 krahasuar me 2005. Kjo do të thotë se fabrikat duhet të përdorin karburant pothuajse dy herë më shumë me eficencë, por në përgjithësi ndotja nuk do të bjerë, ndërsa ekonomia rritet. Analistë të ndryshëm për mjedisin kanë deklaruar se shumë nga vëzhguesit do ta konsiderojnë këtë një propozim shumë serioz që mund të ndihmojë Obamën të arrijë objektivat e veta që të përkrahen edhe nga skeptikë në senatin amerikan.