E Diel, 1 Nëntor 2026

Muslimanët në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin

Qindra mijëra myslimanë nga e gjithë bota festojnë Kurban Bajramin, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të kryejnë ritualet fetare në vendet më të shenjta për besimtarët e fesë islame, në Qabe, në Arabinë Saudite, duke u rrotulluar përreth këtij simboli shumë domethnës për ta. Në Pakistan banorët kanë marë masat, për të sakrifikuar për Allahun, kafshë të ndryshme duke i bërë ato kurban në këtë ditë feste. Por festa e Kurban Bajramit, për pakistanezët vjen në një situatë të vështirë ekonomike, duke qenë se çmimet janë shumë të larta, dhe papunësia në vend është gjithashtu në vende të larta. Edhe shitjet në tregun e bagëtisë kanë pësuar ulje në Pakistan. Edhe në Bangladesh, tregu i gjësë së gjallë ishte mbushur me kafshë, kryesisht lopë, buaj, dhi, por edhe deve, për t'i bërë kurban për këtë festë të rëndësishmë për komunitetin mysliman në mabrë botën. Kafshët në Bangladesh, zbukurohen me sende e dekorime të ndryshme gjatë shitjes.
Ndërkaq në Afganistan, presidenti Hamid Karzai me rastin e ftesës së Kurban Bajramit, i ka bërë thirrje talebanëve që të ulin armët. Në veçanti apeli i tij shkonte drejt Mullah Omaritndërsa në Nigeri, falja e namazit me rastin e Kurban Bajramit, i është kushtuar ndër të tjera, edhe presidentit të vendit, i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Si csdo vit, Kurban Bajrami kremtohet në shumë vende të botës, sidomos në ato me popullsi myslimane ku festimet, përshendetjet dhe faljet jane më të shumta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›