E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shutanovac: Fusha e mbrojtjes, shtyllë e raporteve Serbi-SHBA

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac ka deklaruar se ushtria serbe ruan marrëdhënie të qendrueshme me atë amerikane. Duke folur para vizitës së tij në Uashington, e cila është parashikuar të zhvillohet javën e ardhshme, Shutanovac ka theksuar se fusha e mbrojtjes është shtyllë e raporteve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. "Nuk ka asnjë dilemë se kjo është një vizitë shumë e rëndësishme politike dhe ushtarake. Fakti që ftesa për të vizituar Uashingtonin erdhi pas 25 vjetësh tregon se të dyja palët kanë pritje të mëdha", ka pohuar Shutanovac. Ministri serb ka shtuar më tej se, nëse Serbia do të mbeshtetej vetëm nga vendet që nuk kanë njohur Kosoën, atëherë do të ishte në një rrugë pa krye.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›