Brazili poshtëron Argjentinën: 3-1Luisao al 23' e Luis Fabiano (30' e 66') shënuan për Brazilin dhe Jesus Datolo (64') për Argjentinën

Publikoje ne:
Brazili (30 pike) fitoi një vend për në finalet e Botërorit të Afrikës së Jugut. Skuadra e Karlos Dungës fitoi 3-1 në transfertë, në Rosario, me Argjentinën e Diego Maradonës. Luisao al 23' e Luis Fabiano (30' e 66') shënuan për Brazilin dhe Jesus Datolo (64') për Argjentinën. Skuadra e Diego Maradonës duhet të fitojë patjetër të mërkurën në transfertën kundër Paraguajit (e dyta në renditje) për të siguruar një kualifikim direkt për në finalet e Kupës së Botës e për të shmangur ndeshjet play-of me skuadrën e dalë nga zona e Oqeanisë.
E Diele, 06 Shtator 2009