Spanja fiton 5-0 me BelgjikënNë grupin 5 kryeson Spanja (21 pikë), më pas vijnë Bosnja(15), Turqia (11), Belgjika (7), Estonia (5) dhe Armenia (1).

Publikoje ne:
Spanja fitoi 5-0 me Belgjikën (grupi 5), duke regjistruar fitoren e shtatë në shtatë takime eliminatore te Kupes se Botes 2010. Për djemtë e Vinsente del Boske shënuan Silva (41’, 68’), Vila (49’, 85’) dhe Pike (50’).
Turqia fitoi 4-2 me Estoninë . Tunkaj Sanli (2), Serkan Jildrim dhe Arda Turan shënuan për Turqinë e drejtuar nga Fatih Terim. Për Estoninë realizuan Voskoboinikov dhe Vassiljev.
Po për grupin 5, Bosnjë Hercegovina fitoi 2-0 në transfertën me Armeninë, falë dy golave të realizuar nga Ibricic (6’) dhe Muslimoviç (73’).
Në këtë grup kryeson Spanja (21 pikë), më pas vijnë Bosnja(15), Turqia (11), Belgjika (7), Estonia (5) dhe Armenia (1).
E Diele, 06 Shtator 2009