Italia i falet autogolave të KaladzesNë median gjeorgjiane kanë shpërthyer akuzat ndaj lojtarit të Milanit, Kaladze.

Publikoje ne:
Italia fitoi 2-0 në transfertën e Gjeorgjisë (grupi 8), falë dy autogolave të kapitenit gjeorgjian, Kahkaber Kaladze (57’, 67’). Në median gjeorgjiane kanë shpërthyer akuzat ndaj lojtarit të Milanit, Kaladze.
Bullgari fitoi 4-1 me Malin e Zi: Kishishev, Telkiyski, Berbatov (p) Domovchiski për bullgarët dhe Stefan Jovetic për malazezët.
Irlanda fitoi në Qipro 2-1: Doyle e Keane për djemtë e Trapatonit dhe Elia për qipriotët.
Të mërkurën e ardhshme Italia do të luajë kundër Bullgarisë në Torino.
Renditja: Italia (17), Irlanda (16), Bullgaria (11), Qipro (5), Mali i Zi (4) dhe Gjeorgji (3).
Grupi 2
Zvicra fitoi 2-0 me Greqinë, në ndeshjen e vlefshme për grupin 2 eliminator të zonës europiane. Grichting (83’) dhe Padalino (88’) ishn autorë të golave në derbin e trajnerëve gjermanë: Hitzcfeld-Rehagel. Izraeli humbi 1-0 në shtëpi me Letoninë (gol i Gorks, 14'). Moldavia dhe Luksemburgu u ndanë në barazim pa gola. Renditja: Zvicra (16), Greqia (13), Letonia (13), Izraeli (9), Luksemburgu (5) dhe Moldavia (2).
Grupi 3
Sllovakia barazoi 2-2 me Çekinë: Sestak (60’) dhe Hamsik (73’, 11-m) realizuan për sllovakët, Pudil (68’) dhe Barosh (84’) për çekët. Polonia barazoi 1-1 me Irlandën e Veriut: Hughes (80’) autogol në favor të Polonisë dhe Laferti (38’) shënuan për dy ekipet.Renditja: Sllovakia (16), Irlanda e Veriut (14), Polonia (11), Sllovenia (11), Çekia (9) dhe SAN Marino (0).
Grupi 4
Rusia fitoi 3-0 me Lihtenshtejni: Vasily Berezutsky (17’) dhe një dopjetë nga pika e bardhë e Roman Pavlyuchenko (39', 45'). Finlandia fitoi 2-1 në transfertë me Azerbajxhanin: Elvin Mamedov (48’) për vendasit dhe Markus Heikkinen (75’) e Petri Pasanen (90’) për miqtë. Renditja: Gjermania (19), Rusia (18), Finlanda (13), Uellsi (9), Azerbajxhani (1), Lihteshtejn (1)
E Diele, 06 Shtator 2009