Brazili rrezikon zhvillimin e Boterorit te ardhshem

Dhuna ne rritje dhe ritmet e ngadalta ne ndertimin e infrastruktures se nevojshme rrezikojne Brazilin i cili do te prese Boterorin e ardhshem te futbollit ne vitin 2014. Pak dite me pare nje vale e re dhune goditi shtetin e Rios nderkohe qe sherbimet policore u perfshine ne nje beteje per eliminimin e dy pjestareve te nje organizate kriminale si dhe arrestuan kater persona te cilet po planifikonin ti vinin zjarrin disa makinave ne vendin ku po ndertohen fushat qe do te presin ndeshjet e volejbollit ne plazh gjate Lojrave Olimpike te vitit 2016.
Keto dyshime kane qene kryefjala e dites se trete te konferences te organizuar nga FIFA ne Rio De Janeiro. James Emmettt nje nga perfaqesuesit e Anglise ka bere te ditur se drejtuesit lokale e keshilluan ate te mos shkonte per te ndjekur nje ndeshje ne periferi te qytetit pasi atje nuk do te ishte i sigurt. Jo vetem siguria pasi ajo qe shqeteson drejtuesit e futbollit boteror eshte infrastruktura e nevojshme per te pritur nje kompeticion gjigant si Kupa e Botes.
Organizatoret kane nisur rikonstruksionin e stadiumit legjendar Maracana por edhe 12 impiante te tjera jane parashikuar qe te ndertohen nga fillimi ose te rikonstruktohen. Po ashtu rruget dhe aeroportet raportohen ne nje gjendje aspak te mire nga disa prej yjeve te futbollit brazilian si Ziko apo Carlos Alberto te cilet kane qene te pranishem ne kete konference.
Nertan Prifti