E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetersohen veshjet popullore

Dikur ishin ndermarrjet e medha shtetetore qe merreshin me prodhimin e veshjeve tradicionale. Ato ishin jo vetem prodhuesit artizanet por edhe rojtaret e kostumeve besniket e cdo motivi ngjyre apo materiali. Sot jane te rralle njerezit apo me sakte grate qe merren me prodhimin e veshjeve popullore duke i qendruar besnike tradites shume shekullore te dizenjimit dhe realizimit ne menyre perfekte te veshjeve popullore pa nderhyre duke e demtuar strukturen e veshjeve.

Njeri prej personazheve qe ne takuam ndodhet vetem pak kilomentra larg Tiranes ne Kashar gjithcka ka nisur si nje pasion ushqyer nga e ema qe I ka trasheguar asaj jo thjesht deshiren dhe mjeshterine e qendisjes por edhe finesen dhe besnikerine per kostumet.

Me lindi ideja te qendisja kostume popullore faktikisht i kam pasur gjithmone deshire ti kisha dhe deshira me e madhe ishte qe une ta kisha kostumin nga dora ime. Deshira per te bere te gjithe trevave te Shqiperise me ka lindur gjate punes duke shfletuar dhe libra nga deshira per te pasur dicka si e vjetra thote Edlira Sulaj artizane.

Gjithsesi mjafton te besh nje paralele krahasuese mes nje kostumi origjinal popullor te cfaredo krahine me nje qe blihet ne dyqanet me suvenire te riprodhuara jo vetem qe ka ndryshime por ka nje tjetersim deri ne humbjen e gjurmeve te tij.

Para dy tre netesh une pashe nje valle e titulluar e Skraparit e personat qe dolen te kercenin ishin me fustanelle me kaporane dibre me qeleshe qe Skrapari nuk e mban me antene sic e mban Laberia dhe te lidhur si Kosova. Pra nje mish mash i vertete qe dikush me pyeti nga eshte ky kostum dhe une i thashe qe nuk e di thote Aferdita Onuzi etnografe.

Gjithsesi riprodhimi i veshjeve popullore ruajtja e zejeve dhe nxitja e njerezve qe merren me realizimin e kostumeve tradicionale eshte nje domosdoshmeri qe kjo tradite te mos humbase dhe kostume monumentale si xhubleta te mos mbeten vetem ne kujtesen e gjysherve apo ne celuloidin e nje fotografie.

Mira Tuci

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›