E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazili vend simbol kunder SIDE-s

Brazili është kthyer në vendin simbol të luftës kundër SIDA-s. Kur epidemia e HIV-AIDS filloi të përhapej në të gjithë globin në vitet 1980, Brazili ishte një nga vendet e goditur më rëndë. Tani, 30 vjet më pas jo vetëm ka ngadalësuar përhapjen e epidemisë, por është kthyer në një model.

Brazili filloi një program agresiv preventiv që vendosi haptazi në shënjestër homoseksualët, pjesëmarrësit në karnavale dhe gratë; madje edhe të moshës së mesme. Në qendër të suksesit të Brazilit, është dhe programi për medikamente e mjekime të lira përmes një programi që vendoste në shënjestër dhe  kompani gjigande farmaceutike ndërkombëtare.

Në vitin 1994, qeveria u kërkoi firmave braziliane për të filluar prodhimin e medikameteve kundër AIDS dhe tani ai prodhon shumicën e mjekimeve anti-retrovirale. Një trajtim tipik kushton rreth 4,500 dollarë në Brazil, krahasuar me rreth 20.000 dollarë në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›