Maqedonia voton Sondazhet Favorit koalicioni qeverises

Janë hapur kutitë e votimit në Maqedoni në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 1 821 122 votues. Hapur do të jenë 2 976 vendvotime ku do të hidhet vota për 18 lista e 1 679 kandidatë.
Për herë të parë, tre nga 123 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë do të zgjidhen nga diaspora në tre njësitë zgjedhore jashtë vendit. Zgjedhjet do të ndiqen nga një numur rekord vëzhguesish ndërsa kanë pothuajse të njëjtët aktorë politikë.
Partitë shqiptare në Maqedoni për herë të parë e zhvilluan fushatën, duke premtuar 25 përqind të buxhetit të shtetit për shqiptarët.
Ajo që i bashkon të gjithë është thirrja për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike. Për këtë 30 parti politike nënshkruan ditë më parë Kodin e Sjelljes gjatë zgjedhjeve parlamentare, pas apelit për sjellje korrekte zgjedhore nga SHBA-ja, BE-ja, NATO-ja dhe OSBE-ja.
Sipas sondazheve ka gjasa që qeveria e ardhshme të mbetet në duart e koalicionit të deritanishëm. Nga anketimet duket se do të jetë e pamundur që VMRO të arrijë përsëri shumicën absolute si para tre vjetësh, prandaj për të pasur dy të tretat e mandateve i duhet të bëjë koalicion me patnerë të tjerë.