Brazili vendi më i prekur nga gripi i derrave
Ministria braziliane e Shëndetësisë publikoi sot një raport të ri, sipas të cilit virusi i gripit të derrave ka shkaktuar vdekjen e 899 personave.
Pas Brazilit renditen SHBA-të dhe Argjentina sa i përket numrit të të vdekurve, por në raport me numrin e banorëve Brazili zë vendin e pestë në botë, njoftoi Ministria në një komunikatë.
Në këtë të fundit theksohet se numri i rasteve "ishte ulur për të pestën javë radhazi", duke konfirmuar një rënie në përhapjen e virusit.
Gripi H1N1 ka shkaktuar të paktën 3 205 të vdekur në të gjithë botën që pas shfaqjes së tij në mars dhe prillin e kaluar, njoftoi të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.