E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton qeverinë e re

Nga 75 deputetë të pranishëm, 74 dhanë votën e tyre pro qeverisë së re, ndërsa vetëm deputeti Vangjel Dule, votoi kundër. Gjatë prezantimit të programit, kryeministri Sali Berisha tha se objektivi kryesor ishte integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

 "Qeveria e re nis punën në rrethana më të favorshme por projekti që do të zbatohet është shumë kompleks dhe i vështirë. Shqipëria evropiane nuk është një bulevard i shtruar për ne; është një ëndërr e bukur, por shndërrimi i saj në realitet është një univers i tërë reformash, ndryshimesh që duhet t'u garantojmë qytetarëve shqiptarë", u shpreh Berisha. 

Disa prej pikave të tjera të programit, ishin: Luftë kundër korrupsionit, luftë kundër varfërisë, hapje e vendeve të reja të punës, arsimi dhe liria e medieve, reforma në bujqësi si dhe mbështetja për Kosovën, përparësi sistemit shëndetësor dhe integrimi i minoriteteve, etj.

Teksa nënvizoi faktin se opozita zgjodhi vetë sistemin zgjedhor, e duke ritheksuar edhe njëherë se në raportin e ndërkombëtarëve për zgjedhjet nuk ka asnjë provë për manipulim të procesit zgjedhor, Berisha ftoi opozitën të zërë vendin që i takon në Kuvend. 

“Ftoj opozitën të zërë vendet në Parlament dhe e garantoj se sikundër deri sot do të ketë rol të rëndësishmën në reformat për integrimin e vendit. Le ti trajtojmë në parlament rekomandimet e OSBE/ODIHR.” theksoi kryeministri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›