E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Gjiknuri: Mazhoranca indiferente ndaj kushteve tona

“Partia Socialiste kërkon t’i bëjë të qartë opinionit publik se marrëdhënia jonë e kushtëzuar me parlamentin e dalë nga këto zgjedhje problematike,  në vetvete nuk kërkon  përmbysjen e rezultatit zgjedhor, por hedhjen dritë mbi shkeljet, identifikimin e përgjegjësve, si dhe marrjen e masave që këto probleme të mos përsëriten më në të ardhmen. Kushtet e vendosura nga Partia Socialiste janë në vetvete çështje që në raport,  kërkohen të adresohen nga politika shqiptare”, tha deputeti i zgjedhur Damian Gjiknuri.

Ai shtoi se problemet e konstatuara në raportin e OSBE-së, janë preludi i kushteve PS-së. “Plotësimi i tyre jo vetën që nuk cenon imazhin e Shqipërisë siç pretendon Berisha, por ndikon direkt në shëndoshjen e demokracisë dhe kthimin e normalitetit në lidhje me zgjedhjet në vend. Opozita është e gatshme që të hyjë në kuvend menjëherë, nëse do të mundësohet transparenca e kërkuar. Një mazhorancë që e ndjen veten legjitime në pushtet dhe  që është e bindur në pastërtinë e zgjedhjeve, në asnjë rrethanë nuk mund të pengojë opozitën në hetimin dhe zbardhjen e të vërtetave që ndodhen në kuti”, përfundoi deputeti Gjiknuri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›