Brazili vuan, por fiton në fund Kupën e Konfederatave
Brazili triumfon 3-2 në Johanesburg, duke dhuruar një finale perfekte të Kupës së Konfederatave. Në letër konsiderohej një finale pa shumë histori. Gjykimet mbështeteshin tek e kaluara e freskët: më 18 qershor, në Pretoria, në fazën në grupe të turneut, Seleçao fitonte me lehtësi 3-0. Por parashikimet nuk kanë rezultuar shumë sakta. SHBA-ja, që atëherë ishte përmirësuar shumë, shkatërroi Egjiptin dhe befasoi Spanjën, duke ndërprerë serinë pozitive të "Furie Rosse". Amerikanët besonin, pasi për ta ishte një rast unik. Ndërsa Brazili kishte ardhur në rënie: ndeshjen e fundit kundër Afrikës së Jugut e fitoi me shumë vështirësi 1-0. Por i është dashur të vuajë edhe më shumë ndaj SHBA-së për të fituar trofeun, që ngrihet nga një skuadër e madhe, e cila bën një përmbysje të mrekullueshme rezultati. Kundër SHBA-së, brazilianët fitojnë me rezultatin 3-2. Bëhet fjalë për një ndeshje, ku Seleçao i ka dhuruar një pjesë dhe një ëndërr Amerikës, që shënon dy gola (10‘ Dempsei e 27‘ Donovan). Më pas nxjerr në pah klasin e Luçios e Maikonit, Kakasë dhe Luis Fabianos. Ata që shënuan ishin sulmuesi Luis Fabiano (dopjetë, 46‘ e 74‘) dhe mbrojtësi Lucio (84‘), duke rikonfirmuar Brazilin kampion, pas fitores në Gjermani katër vite më parë.