E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët poshtërojnë kuqezinjtë e koshit

Në "Peskara 2009", basketbolli shqiptar po shkruan një prej kapitujve më zhgënjyes të historisë. Përfaqësuesja e meshkujve dhe ajo e femrave janë poshtëruar gjatë ditës së djeshme përballë Italisë. Skuadra e meshkujve, e drejtuar nga Roland Avrami, humbi në takimin e Grupit B kundër "axurrëve", me rezultatin e thellë 106:69. Italianët kanë dominuar gjatë pjesës së parë të takimit, ndërsa paraqitja e kuqezinjve ka ndryshuar në pjesën e dytë (32:14, 32:15, 23:22, 19:18). Më të spikaturit ishin Endrit Hysenagolli me 19 pikë dhe Ersid Luca (15 pikë). Dukshëm më e keqe ndeshja e luajtur nga femrat e koshit, të cilat u shpartalluan me rezultatin 118:35 (25:9, 30:7, 32:9, 31:10). Kjo është humbja e dytë e rëndë për skuadrën e trajnerit Viron Toska, pas asaj të së shtunës me Kroacinë, kur u turpëruan me rezultatin 130:35. Për vajzat kuqezi, Fabiola Përmeti ishte pikëshënuesja më e mirë, në kuotën 9, ndërsa kapitenia Migena Plasa dhe Artemida Myrto kanë regjistruar secila nga 8 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›