E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brazil,rrëzohet avioni,vdesin 24 persona

Njëzetë e katër persona kanë gjetur vdekjen dhe katër të tjerë kanë mbijetuar nga rrëzimi ditën e djeshme në mbrëmje i një aeroplani në një degë të lumit Amazona, në Amazoninë braziliane, njoftuan sot skuadrat zjarrfikëse dhe Instituti mjeko-ligjor. Kompania private "Manaus Aerotaxi", që kishte marrë me qera aeroplanin kishte njoftuar fillimisht se përveç dy anëtarëve të ekuipazhit ishin 24 pasagjerë në bord, katër prej të cilëve fëmijë, por më tej ajo pranoi se numri i pasagjerëve ishte më i madh.
Aeroplani, i tipit Embraer Bandeirante ra pasdite "në lumin Manacapuru, një degë dytësore e Amazonës) mes komuniteteve Santo-Antonio dhe ishullit Montekristo, rreth 80 kilometra nga Manausi, kryeqendra e shtetit Amazonas, në veri të Brazilit. Rreth 40 zjarrfikës, ndër të cilët zhytës dhe anëtarë të Mbrojtjes civile janë mobilizuar për të gjetur të mbijetuar. Edhe pse autoritetet nuk kanë dhënë ende njoftim për shkaqet e aksidentit, duket se aeroplani ka patur probleme në motor dhe është përpjekur pa rezultat për një ulje urgjente në pistën e Manacapurusë dhe është rrëzuar në lumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›