Milan nuk mban hapin
Skuadra e Milanit ka barazuar në San Siro përballë skuadrës së fundit në tabelë, Reggina, duke u larguar edhe më shumë nga rivali i qytet, Inter, që mban kreun e tabelës. Kuqezinjtë e Karlo Anccelotit u treguan të pafuqishëm përballë Regginës, skuadër e cila hapi rezultatin në pjesën e parë të takimit në minutën e (33'), me një gol të Davide Di Gennaros, i cili e mposhti Abbitain, pas një krosimi të Costas. Vendasit arritën ta barazojnë rezultatin me anë të Leite Kaka, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pasi gjyqtari akordoi penallti pas një ndërhyrje në dëm të Alexandre Pato. Ky gol ishte krejt çka bënë kuqezinjtë në këtë takim duke mos mundur ta mbajnë hapin me zikaltërit, të cilët me fitoren kundër Lecces janë tetë pikë më larg se Milani. Kuqezinjtë rrezikohen ta humbin edhe vendin e dytë, pasi Juventusi të dielën zhvillon takimin e javës së 23-të kundër Catanias, dhe konsiderohet favorit. Pas fitores së bukur në transfertë nda Lazios skuadra e Milanit bën një hap fals dhe nuk arrin të marrë një trepikësh ndaj Regginës së vendit të fundit.Kuqezinjtë tashmë ndodhen në kuotën e 45 pikëve 8 më pak se Interi i vendit të parë dhe titulli duket edhe më larg për skuadrën e presidentit Berluskoni. Por i rëndësishëm do të jetë edhe derbi i javës së ardhshme midis kuqezinjve dhe zikaltërve.