E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldive ne prag te njohjes se Kosoves

Ishujt Maldive e kane njohur shtetin e pavarur dhe sovran te Kosoves. Lajmi i eshte konfirmuar nga autoritetet e ketij vendi kryetarit te Aleances Kosova e Re, Bexhet Pacolli. Maldivet, qe shtrihet ne Oqeanin Paqesor, behet shteti i 55-te anetar i OKB-se qe e njeh Republiken e Kosoves, e cila me 17 shkurt 2008 e shpalli pavaresine. Kryetari i AKR-se, Pacolli, para 10 ditesh kishte paralajmeruar se Kosova do te njihet shume shpejt nga ky shtet me popullsi myslimane. Sipas tij, realitetin e ri te krijuar ne Kosoves se shpejti do ta njohin edhe disa shtete te tjera, si Katari, Namibia, Angola etj.
“Jam takuar me ministrin e Puneve te Jashtme te Ishujve Maldive. Dhe ai pritet sot ta takoje te ngarkuarin me pune ne ambasaden e Kosoves ne Uashington. Ne axhenden e ketij takimi eshte njohja e Republikes se Kosoves nga ana e Maldives”, ka deklaruar per Express, Pacolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›