E Diel, 1 Nëntor 2026

Breçani: Nuk kam gjë me Ramën. Jam në shërbimin e tij

Thirrja kundër Ramës, Burgaj pezullon Breçanin nga detyra

brecaniiii (1)Pas shfaqjes dy ditë më parë të një statusi shumë të përfolur mediatikisht në rrjetin social Facebook, zv.drejtori për rendin dhe sigurinë në Policinë e Përgjithshme Erzen Breçani është pezulluar një muaj nga detyra. Vendimi për pushimin nga çdo funksion në policinë e shtetit të Breçanit është ndërmarrë nga kreu i Policisë së Përgjithshme Hysni Burgaj. Ndërsa menjëherë pas këtij vendimi Erzen Breçani ka deklaruar ditën e djeshme se statusi ku bëhej thirrje në Facebook nuk është publikuar prej tij. Në konferencën për shtyp, Breçani ka deklaruar se ai personalisht nuk ka bërë kurrë asnjë thirrje që bie ndesh me ligjin, ndërsa nënvizoi se nuk ka asgjë me kryetarin e PS-së.
Deklarata
E kam pritur pezullimin nga detyra, derisa të sqarohen rrethanat. Punonjës policie prej 20 vitesh, jam përpjekur dhe kam realizuar me përgjegjësi ligjore dhe profesionale të gjitha detyrat që më janë ngarkuar. Përgjatë përmbushjes së detyrës time, kam respektuar në çdo rast vetëm ligjin, ka deklaruar Breçani përpara mediave, ndërsa ka theksuar faktin se ai ka punuar me përkushtim, dhe shpesh është politizuar për veprimet e  tij nga individë të PS-së në mënyrë të qëllimshme. Ndër të tjera Breçani ka thënë se ai është sulmuar shpesh nga deputetë të PS-së si në rastin më të fundit me incidentin e inskenuar nga deputetë të PS-së, Fatmir Xhafaj dhe Sadri Abazi, ku është provokuar në mënyrë të qëllimshme nga ana e këtyre dy personave me fjalët më ofenduese. Në faqen time të FB ka dalë shkrimi, por sektori i krimeve kompjuterike do të hetojë. Me liderin e PS-se nuk kam asgjë. Kam komunikuar në telefon me të. Ka theksuar ai më tej.
Incidentet
Gjatë konferencës për shtyp zv.drejtori i Policisë Breçani ka mohuar për të disatën herë se ka qenë ai vetë personalisht që e ka shkruar statusin kundër Ramës në Facebook. Madje ai në përfundim të deklaratës për shtyp ka theksuar faktin se do të jetë në shërbim të komunitetit dhe në shërbim të Edi Ramës. Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë në shqyrtim rastin në fjalë”, – thuhet në njoftimin për media të policisë. Breçani i cili aktualisht mban postin e zv/drejtorit për rendin dhe sigurinë në Tiranë ka pasur jo pak incidente me Partinë Socialiste, ku mund të përmendin përplasjen e me deputetin Saimir Tahiri pas përleshjeve mes policisë dhe banorëve të një pallati në zonën e Petro Nini Luarasit, pasi përmbaruesi privat tentoi ti nxirrte jashtë banesave.

Mesazhi në Facebook që i kushtoi pezullimin nga detyra Breçanit

Mesazhi në Facebook i zv.drejtorit të Policisë së Shtetit që bëri jo pak bujë mediatike dhe politike njëherësh në opinionin publik në vend ka pasur këtë përmbajtje. Përshëndetje liderit historik të shqiptarëve Doktor Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistëve me në krye Edvin Ramën ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studentë të 91 shembëm diktaturën Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizëm do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët. Këto kanë qenë fjalët e mesazhit të shkruar në statusin e zv Drejtorit të Policisë Erzen Breçani. Po ditën e djeshme ai ka reaguar duke sqaruar se nuk e ka shkruar vetë këtë postim. Ky ka qene edhe shfajësimi në një farë mase i zv drejtorit të Policisë që për një muaj nuk do të jetë në postin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›