E Diel, 1 Nëntor 2026

Valon Shehu: Njerezit me kane njohur si kengetar dhe jo si vellai i Viganit Yllka Selita

Ai eshte nje kengetar shume i njohur jo vetem neper ambiente ku kendohen dhe luhet muzike live, por edhe si pjesemarres neper ekrane te ndryshme televizive. Ky eshte Valon Shehu, i cili keto kohet e fundit eshte bere pjese e shoubizit, jo vetem si kengetar, por edhe si vellai i njerit prej banoreve te “BB6”, Viganit. Pikerisht per kete moment flet Valoni ne intervisten e dhene per suplementin “Summer Time”, ku nder te tjera tregon edhe per emocionet me te medha qe ka ndjere ne jeten e tij dhe projektin qe ka per nje bashkepunim me vellane e tij.

Valon, megjithese jeni shume aktiv ne muziken live, i keni munguar paksa skenes dhe ekraneve muzikore me krijimet tuaja?

Eshte shume e vertete qe kam munguar paksa me krijimtarine time, por sic thate edhe ju, kam qene shume i zene me muzike live, pasi une performoj neper lokale te ndryshme cdo jave. Po ashtu kam qene shume i angazhuar edhe si pjese e bendit qe ka shoqeruar per disa te diela rresht spektaklin “E DUA VENDIN TIM”, ne Top Chanel, plus kam qene edhe ndihmes trajner i Sidrit Bejlerit ne “Voice of Albania”. Shihet pra qe kam pasur nje ngarkese te madhe dhe me vjen shume keq qe kohet e fundit nuk jam marr me krijimtarine per kenge te miat.

Se fundmi me shume jeni perfolur si vellai i Viganit te “BB6”, kush mendoni se ia ka ngritur me shume famen njeri-tjetrit?

Une kam vite qe merrem me muzike dhe besoj se njerezit e kane ditur kete sidomos ata qe me ndjekin dhe pelqejne zhanrin qe levroj une. Patjeter qe e dine se kush eshte Valoni, por mendoj se dhe futja e Viganit ne “BB6” e ka bere ate te veten...

Keni menduar qe te beni nje duet te dy, pasi pame se edhe Vigani kishte ze e deshire per te kenduar ?

Kjo eshte e qarte. Ai ka nje ze te mire dhe kete e tregoi edhe gjate qendrimin atje duke kenduar me kitare ne dore. Ne e kemi si ide dhe e kemi menduar me Viganin, por te shohim ne vazhdim...

Ju nuk ishit pjese e asnje prej grupit te kengetareve qe shoqeruan partite e ndryshme gjate fushates elektorale, pse?

Te them te verteten, nuk kam pasur kerkesa nga ndonje parti, por me sa kam pare une shumica e kengetareve qe kane qene pjese e fushates elektorale, duke u bere suport per partite e ndryshme, kane qene kengetare nga Shqiperia.

Ju jeni pjese e muzikes live, por stina e veres do te jete me e ngarkuar apo me e qete per ju si kengetar ?

Sigurisht qe eshte me e ngarkuar, sepse kam oferta me shume edhe gjate diteve te javes, ndersa sezoni dimeror eshte me i gjate dhe jam i angazhuar cdo fundjave, Megjithese po ta mendosh te dy sezonet e kane ate fluksin e vet.

Momentalisht ku po jetoni, ne Shqiperi apo ne Kosove ?

Ne Shqiperi rri shumicen e kohes, pasi jetoj ketu dhe punen e karrieren time e kam ngritur ketu ne Shqiperi.

Kur jeni ketu, cfare ju mungon me shume nga Prishtina dhe anasjelltas?

Ne Shqiperi nuk me mungon asgje, pasi jam mesuar me jeten ketu se kam shume vite tashme qe rri ne Tirane me saktesisht, mund te them me shume qe kur jam ne Kosove me mungojne shume gjera qe i kam ne Shqiperi. (Qesh)

Sa i perket jetes private ju jeni singel apo ne lidhje?

E kam thene edhe here te tjera qe jam ne lidhje, e cila eshte e qendrueshme, sepse u bene disa vite bashke.

Sa e veshtire eshte per nje vajze, qe te mos behet xheloze per te dashurin e saj kengetar ?

Ne cdo lidhje ka xhelozi, se eshte normale qe te kete, por jo te jete e ekzagjeruar mendoj !!. Une fatmiresisht te dashuren e kam te se njejtes fushe, pra kendon edhe ajo. Ka qene dhe kete vit ne “Voice of Albania” (Arberesha Maloku), keshtu qe e ka me te lehte qe ta kuptoje jeten e nje kengetari...

Nese do te ktheje koken pas, do te kishe bere dicka ndryshe ne jeten tende?

Ka shume gjera qe po ta ktheja kohen mbrapsht do i kisha bere me ndryshe. Çdo njeri ka gjera per te ndryshuar, mirepo eshte mire te jemi te kenaqur me ato qe kemi...

Cila eshte surpriza me e bukur qe ju kane bere apo keni bere ndonjehere?

Surprizen e fundit qe e kam bere dhe qe jam ndjere shume mire, ishte momenti kur jam takuar me Viganin brenda ne “BB6”, pasi ishte hera e pare qe nuk kemi folur e s’jemi takuar prej 2 muajsh. Ai moment ka qene shume emocional per mua...

Duket sikur jeni distancuar disi nga skenat e festivaleve, pse ?

Eshte e vertete qe jam distancuar pak nga festivalet kete vit, sepse ashtu e ndjeva qe te veproja. Kisha disa vite rresht qe po merrja pjese dhe mendova se eshte mire te beja nje pushim per festivalet....

Do te jeni kete vit pjese e festivaleve te ndryshme ?

Me shume gjasa kete vit do te jem ne nje prej festivaleve qe organizohen.

Cilat jane projektet tuaja me te aferta per muajt ne vazhdim?

Sic ju thashe edhe pak me larte, jam i angazhuar shume kete vere me muziken live. Po pervec performancave te mia live, do merrem dhe me nje kenge timen te re, qe meqenese e nuk e thashe pak me lart, po e zbuloj tani. Me kete kenge do te marre pjese besoj te festivali “Kenga Magjike”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›