Bregdeti i Golemit, vuajtja per uje eshte e pafalshme
Te gjithe fshatrat turistike, hotelet apo objektet e tjera te sherbimit ne zonen bregdetare te Golem-Qerretit, prej disa ditesh po vuajne mungesen totale te ujit te pijshem. Ne nje interviste dhene dje per Televizionin Klan, Drejtori i Ujesjellesit te Kavajes, Hysni Shamata, tha se shkak per mungesen e ujit ne pjesen me te madhe te fshatrave turistike ne zonen e Qerretit, eshte mosqenia e tyre ne sistemin e furnizimit te Ujesjellesit te Kavajes dhe pamjaftueshmeria per furnizimin e tyre, si shkak i tubacioneve dhe sistemit te vjeter te shperndarjes se ujit. Ne fakt, ne te dy rastet e cituara nga z.Shamata ka mjaft pasaktesi, per te mos thene te paverteta. Eshte e vertete qe shume prej fshatrave turistike ne zonen e Qerretit nuk jane bere ende pjese e sistemit te furnizimit me uje te pijshem nga Ujesjellesi i Kavajes, qe edhe kjo eshte nje e mete ne punen e ketij institucioni, pasi eshte detyrim i ketij te fundit ta beje, por fakt eshte qe disa prej fshatrave turistike ne kete zone, sic eshte Laguna Blu per shembull, jane pjese e sistemit te furnizimit nga Drejtoria e Ujesjellesit te Kavajes, por prej te pakten dy muajsh furnizohen nga ky ujesjelles nje here ne 5 dite ose edhe me rralle.
Fakti tjeter, qe Drejtori i Ujesjellesit te Kavajes permend, ai i pamjaftueshmerise se sistemit per furnizimin edhe per keto fshatra, eshte edhe ky aspak i besueshem. Kjo, pasi vetem pak vite me pare u deklarua qe me inaugurimin e ujesjellesit te Manskurise, do te behej i mundur furnizimi pa nderprerje i te gjithe zones bregdetare te Golemit. Dhe ne fakt, vitin e shkuar, pas shume vitesh mungese te ujit te pijshem ne kete zone, pra edhe ne fshatrat turistike ku sot z.Shamata e quan si problematik furnizimin me uje, nuk ka patur per asnje moment nderprerje te tij.
Atehere cfare ka ndodhur sivjet, qe Drejtori i Ujesjellesit te Kavajes e nderpret furnizimin me uje per keto fshatra turistike si dhe kur t'i doje qejfi? Z.Shamata duhet ta dije se eshte detyrim i institucionit qe ai drejton dhe i atij vete qe te beje te mundur furnizimin me uje 24 ore ne 24, aty ku sistemi i shperndarjes e ben te mundur ate. Furnizimi me uje i banoreve te ketyre fshatrave, te cilet paguajne taksat per kete sherbim, eshte nje detyrim dhe jo nder, sic mund ta konsideroje z.Shamata, pasi me nje performance pune si kjo e Ujesjellesit te Kavajes qe bllokon ujin edhe kur ai nuk mungon, turizmi shqiptar
Kontradikta
Vetem pak vite me pare u deklarua qe me inaugurimin e ujesjellesit te Manskurise, do te behej i mundur furnizimi pa nderprerje i te gjithe zones bregdetare te Golemit. Dhe ne fakt, vitin e shkuar, pas shume vitesh mungese te ujit te pijshem ne kete zone, pra edhe ne fshatrat turistike ku sot z.Shamata e quan si problematik furnizimin me uje, nuk ka patur per asnje moment nderprerje te tij.