E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu - Çitaku: “Sinjale pozitive për ardhmen evropiane të Kosovës”

28-07-2012 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu zhvilloi dje një takim me homologen e saj të Kosovës, Vlora Çitaku. Bregu e informoi homologen e saj kosovare mbi zhvillimet e fundit politike në vend. Dy homologet theksuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, në çdo hap të procesit të integrimit evropian të të dy vendeve.
Bregu ofroi mbështetjen e institucionit që drejton dhe të gjithë strukturave qeveritare, veçanërisht për procesin e Stabilizim Asocimit dhe atë të liberalizimit të vizave me Kosovën, procese të cilat koordinohen nga Çitaku.
Nga ana e saj, ministrja Çitaku konfirmoi se ka sinjale pozitive për Kosovën në lidhje me këto procese e se brenda vitit pritet nisja e negociatave për nënshkrimin e MSA dhe gjithashtu ardhja e misioneve të para të monitorimit të procesit të vizave.  Të dy ministret ranë dakord për të mbajtur kontakte të shpeshta si në nivel politik, ashtu dhe atë teknik në vazhdimësi deri në përmbylljen me sukses të proceseve integruese.
Duke u ndalur te çështja e heqjes së imunitetit, Bregu tha se votimi është një test tjetër i vullnetit të opozitës për të votuar në kohë reformat e nevojshme për avancimin e vendit në procesin e integrimit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›