Bregu: Anëtarësimi në BE është çështje abstrakte, problemi është tek imazhi

Majlinda Bregu
Shqipëria pritet që brenda pak ditësh të marrë progres-raportin e Komisionit Evropian por jo statusin kandidat për anëtarësim në BE. Raporti i vitit të kaluar evidentojë 12 kushte që duheshin plotësuar për marrjen e “dritës jeshile”. Kushtet nuk janë plotësuar dhe askush nuk beson në mrekulli por ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka një shpjegim të veçantë për këtë situatë.
Sipas Bregut, anëtarësimi në BE është një abstraksionizëm dhe se mos realizimi i 12 kushteve të përcaktuara nga KE nuk e largon datën e anëtarësimit të Shqipërisë në union.
Ky vendim qoftë negative nuk është se na largon në datën e anëtarësimit. Nuk është një proces i cili vetëm nga respektimi i detyrimeve apo le të themi i terminaliteteve teknike. Procesi i zgjerimit është një proces që ka vënë në pikëpyetje edhe shumë ide në vetë Evropën, shpjegon Bregu.
Kreu më i lartë i dikasterit të integrimit vazhdon më tej duke shtuar se gjithashtu kjo situatë nuk ndikon as në fondet që BE do të akordojë për Shqipërinë. I vetmi problem sipas Bregut është prishja e imazhit.
Pra kjo nuk na largon ne më shumë në datën e anëtarësimit, as humbasim le të themi… fonde sepse plani financiar i Bashkimit Evropian nuk lëviz më në bazë të statusit kandidat apo jo. Mali i Zi vjet nuk fitoi asnjë euro më shumë… por do të kishte qenë sigurisht shumë më mirë sikur ne të kishim treguar dhe të mos kishim prishur imazhin e mirë që Shqipëria ngriti nga vitit 2005, tha Bregu.
Florenc Stafa